Urime me rastin e përvjetorit të themelimit !

0
104
Bashkëluftëtar i nderuar Azem Zeka,
me rastin e përvjetorëve të themelimit të Zërit të Kosovës, KOSOVAPRESS-it dhe të Radios Kosova e Lirë , Juve dhe stafit të atëhershëm dhe aktual të Zërit të Kosovës, Ju përcjell urimet  më të përzemërta për punën e Juaj të ndritshme në realizimin e aspiratave tona për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona në një shtetet unik kombëtar.
Ju: Zërit i Kosovës, KOSOVAPRESS-i dhe Radio Kosova e Lirë  keni mbete zëdhënës të denjë dhe besnik ndaj  BETIMIT  të dhënë në UÇK-ë! Kjo punë e Juaja e mbar i mban shpresat gjallë të të gjithë oficerët ushtarët e UÇK-ës, sepse puna e Juaj  është dritë e luftës për liri  bashkim kombëtar që nuk është fikur kurrë! Këtë  më së miri po e dëshmon puna  e këtyre   lokomotivave kombetare që po  e vazhdojnë të marshojnë drejtë qëllimit përfundimtar!
Unë mundem të Ju siguroi dhe të Ju garantoi se në këtë rrugë të shenjët  nuk Jeni vetëm, por se krah për krah me Juve jemi  edhe ne të gjithë oficerët dhe ushtarët e UÇK-ës që i mbetem besnik, për deri në vdekje, BETIMIT të UÇK-ës.
Para neve, deri te realizimi  përfundimtar është edhe  një copë rrugë! Por, pas natës polare shekullore, së shpejti   e përgjithmonë, nga atdheu ynë do të fillon të zhduken edhe forcat e errësirës sllavo-greke, aleatet e tyre reaksionar dhe vasalet e tyre vendor !
Ju përshëndetë me respekt të lartë
Abdullah Prapashtica
Prishtinë, 04 janar 2014

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu