Uruan për “Kurban Bajram”; edhe 6 zuzarët e “pa fe”, që për sundimin e tyre, kanë bërë “kurban” jetën e shqiptarëve

0
82

Me hipokrizinë e dalë boje, bënë sikur u luten me dhimbje për hallet e shqiptarëve; vetë shkaktarët Hashim Thaqi dhe Kadri Veseli e Behxhet Pacolli, Ilir Meta, Rama, Lulzim Basha e Kryemadhi; këta monstra politike e shtetërore, të kalbur shpirtërisht, të degjeneruar moralisht, të nxirë ligjërisht, të urryer kombëtarisht; që së bashku në 28 vitet tranzicion, me metoda mafioze, kanë instaluar sundimin e përjetshëm, duke vënë pasuri përrallore, duke mashtruar popullin, me hajdutëri, ligësi, padrejtësi, plaçkitje të shtetit e qytetarëve

Edhe në këtë “Kurban Bajram”, që Zoti e ka “caktuar” si ditën e shpëtimit nga e keqja, si ditë thirrjeje për paqe e barazi, mirësi e sinqeritet, drejtësi e sakrificë; uruan ”ikonat” e të keqes kombëtare, shkaktarët e varfërisë, papunësisë, konfliktit social, përçarjes, emigrimit masiv të popullatës, dhunës, krimit e korrupsionit.

Kadri Veseli ka falënderuar BIK-un për kontributin e tyre në shtet-ndërtim derisa ka porositur të vazhdojnë rrugën të bashkuar.

“Shteti jon është i përbashkët. Kemi shumë obligime, kemi shumë halle e gajle, por kemi shpresa për të ardhmen në qoftëse arrijmë të bëhemi bashkë. Unë jam shumë i nderuar që jam sot në mesin e juaj, iu urojë të gjithë festën e Bajramit. 

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai uroi për begati, dashuri e harmoni tek të gjithë besimtarët.

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë” ka shkruar Pacolli.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke festuar festën e Kurban Bajramit më familjen e tij dhe tha se kjo e Feste e ndernon Kombin ton dhe Republiken e Kosoves..

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

U lut për bazari e zhdukje të varfërisë e popullit edhe Presidenti Ilir Meta, pasaniku i 5 suitave e 13 vilave luksoze në Tiranë, në bregdetin shqiptar dhe vendet e BE; miliarderi i pasuruar me korrupsion shtetëror, me vjedhje pronash, tokash e trojesh; me përçarje, konflikte politike e sociale, me krime e gjak sklleverish të keqtrajtuar, gjymtuar dhe vrarë nëpër bizneset e tij ilegale gurore, ndërtime pallatesh, e lavazhe zhavorri buzë lumenjëve.

– U lut publikisht Monika Kryemadhi, për zhdukjen e varfërisë, korrupsionit, padrejtësive, emigrimit e plagëve të tjera sociale që ka jeta e shqiptarëve, por urimi dhe lutjet e saj janë hipokrizi e pafytyrësi, mbasi ajo është përbindëshe e pasurive dhe miliardave kriminale, me të cilat paguan çdo vit edhe 300 mijë Paund, për shkollim e jetë luksi të 3 fëmijëve të saj në Londër

Uroi jetë të lumtur, paqe e drejtësi për shqiptarët dhe Sali Berisha, politikani i zi, simbol i padejtësive të shumta ç’njerëzore ndaj popullit e vendit; kryehajduti i piramidave financiare, shkatërruesi i Shqipërisë e 3000 viktimave në vitin 1997; vrarësi i 26 njerëzve në biznesin e Gërdecit, 4 protestueve më 21 janar 2011, kapobandë e familjes që bëjnë jetë “sheik”-ësh.

Uroi jetë të lumtur për familjet shqiptare dhe Edi Rama, kryeministri që së bashku me oligarkët dhe bandat mafioze, u ka vjedhur shqiptarëve 1.3 miliardë euro taksa dhe 2.5 miliardë euro pasuri troje, toka, pyje e burime natyrore; duke përdorur PPP-të e zeza.

Uroi dhe Lulzim Basha, miliarder-hajduti e pazarxhiu që ha me lugë floriri, “shejtani që qesh” e përjeton ëndrrën si princ për kryeministër, duke premtuar barazi sociale, fundin e varfërisë, rikthimin e drejtësisë dhe zhdukjen e korrupsionit.

Këtyre horrave (siç i ka etiketuar populli); nuk u bënë fare përshtypje profili i “qelbur “që kanë; përkundrazi, dalin e urojnë për “Kurban Bajram”, paçka se për sundimin dhe pasurmin e tyre, kanë bërë “kurban” integritetin e vendit, drejtësinë, arsimin, ekonominë dhe jetën e popullit.

Guxojnë, sepse janë të bindur, që ne populli i përçarë prej tyre, jo vetëm nuk bashkohemi e nuk reagojmë kundër poshtërsive të tyre; por çmendurisht, jemi të lumtur e i duartrokasim; edhe kur këta na vjedhin e plaçkisin, denigrojnë, shpërfillin, përmbytin, djegin e kur na vrasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu