Ushtarët e UÇK-së për AP: S’frikësohemi fare, luftojmë deri në vdekje (VIDEO)

0
426

UCK

Në njërën nga videot e publikuara në kanalin e YouTube nga agjencia e lajmeve Associated Press, shihen edhe luftimet frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe forcave paramilitare serbe në qytetin e Rahovecit.

Një ushtar 18 vjeçar i UÇK-së, i quajtur Sead, tregon përse ka braktisur ëndrrën e tij për të studiuar në Amerikë dhe ka vendosur t’u bashkohet forcave çlirimtare, njofton Klan Kosova.

“Ne po luftojmë për të drejtat tona, për atdheun tonë, nuk duam ta lëmë këtë vend për shkak se është i stërgjyshërve tanë dhe vend yni”.

“Ne jemi duke luftuar për shtëpitë dhe familjet tona”, thotë Seadi duke u përgjigjur në anglisht.

Siç thuhet në përshkrimin e videos të AP-së, “derisa shumica e pjesëtarëve të UÇK, kanë pasur shumë pak trajnime ata nuk kanë shumë vendosmëri”.

Një tjetër ushtarë, të cilit nuk i bëhet i ditur emri e as mosha, thotë se nuk ndjenë aspak frik.

“Jo unë nuk jam i frikësuar”.

“Unë luftojë për atdheun tim. Kam dhënë betimin se do të luftoj deri sa të vdes”, thotë ushtari

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=daxhG0akkx8″560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu