Vajgl qorton Kosovën dhe Shqipërinë për ngjarjen e Kumanovës (Video)

0
188

Ivo veigl

Ivo Vajgl, eurodeputeti slloven, për televizionin Top Channel në një intervistë ka folur për rastin e Kumanovës. Ai poashtu ka fajësuar Prishtinën dhe Tiranën për rastin e Kumanovës, njofton Top Channel.

Vajgl me tjerash tha: ‘Është ende mister ajo çfarë ndodhi në Kumanovë. Për të qenë i sinqertë nuk jam shumë i kënaqur me pozitën zyrtare të Kosovës dhe pyes gjithashtu veten se, cili qe arsyetimi zyrtar i Tiranës mbi ngjarjet atje. Unë mendoj se është ekstremisht e rëndësishme, që gjithësecili të luajë rolin e vet dhe se duhen respektuar të gjitha minoritetet shqiptare në vendet fqinje, të cilët duhet të mbajnë lidhjet e tyre me shtetin shqiptar, për traditat, kulturën e me radhë.

Por, mendoj se çdolloj nisme me aromë irredentiste duhet dalluar, e parandaluar që në fillim. Për mua, ngjarjet në Kumanovë duhet të hetohen në mënyrë të plotë, për të parë se kush ishin ata njerëz atje, kush i organizoi dhe cilat janë arsyet, përse u bënë ato zhvillime të tmerrshme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Ix9rj0z3U1U” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu