Varrezë masive në Krushë të Madhe, zbulohen eshtra njerëzish

0
89

Rahovec – Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, të mërkurën janë gjetur eshtra njerëzish. Lajmin e ka bërë sot të ditur Kadri Dellova, kryetar për hulumtimin e krimeve serbe të luftës në Krushë të Madhe.

Sipas tij, në shtëpinë e djegur të Murat Krasniqit, gjatë rrënimit të saj, eskavatoristi Milit H.Duraku ka hasur në disa eshtra të mbetura, që supozohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Stacionit Policor në Rahovec.

Prizren, 27 shtator – Në fshatin Krushë e Madhe disa qytetar derisa po rrëzonin një shtëpi të djegur gjatë luftës kanë hasur në disa eshtra që dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por që deri tashti lajmin nuk e ka konfirmuar askush.

Kadri Dellova banor i këtij fshati ka thënë për KTV-në se sipas disa dëshmitarëve, këto eshtra mund te jenë të djemve të këtij fshati, të vrarë më 26 mars të vitit 1999 nga paramilitarët serbë. Ai ka thënë se në po të njëjtin vend pas luftës ekipi i patologëve nga Tribunali i Hagës ka gjetur disa varreza masive.

“Neve në Krushë po na habit fakti se edhe pse janë lajmëruar Policia e Kosovës dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore deri tani nuk ka ardhur askush për të bërë hapjen, zhvarrimin dhe kërkimin e eshtrave të tjerë, e as të bëjë ekzaminimin”, ka thënë Dellova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu