Varroset Dino Asanaj, hetimet vazhdojnë

0
72

(E plotësuar)Iu dha lamtumira e fundit Dino Asanajt, drejtorit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Asanaj u varros në orën 17 në varrezat e qytetit në Prishtinë, nga familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi tha se do e ndjejnë mungesën e Dino Asanajt, siç e quajti ai, një burri të çmuar, të civilizuar dhe me tradita intelektuale dhe familjare.

“Dino Asanaj megjithëse i shpërngulur në SHBA asnjëherë nuk iu nga atdheu i tij, ai iu gjet pranë vendin në momentet më të vështira duke dhënë kontributin e çmuar si në luftën për liri, po ashtu edhe në rindërtimin e vendit. Zoti Asanaj në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme për liri e Kosovës, nuk ka hezituar për të dhënë ndihmën e tij, këshillat e tij dhe gjithë potencialin intelektual dhe njerëzor për vendin e tij. Kështu, ai dha një kontribut të çmuar në procesin e vështirë të negociatave të gjata që quan në çlirimin e Kosovës, në luftën e UÇK-së dhe duke u shndërruar një urë-lidhëse në mes të Kosovës dhe migracionit tonë në botë, në veçanti në SHBA”, ka thënë ai.

Ndërsa, në emër të familjarëve të tij, foli Haxhi Arifi, i cili tha se Dino do të vazhdojë të jetojë me veprën e tij.

“Dino u largu parakohshëm prej familjes për të hapur horizonte për të gjithë ne. Dino fatkeqësisht u largu parakohshëm edhe nga jeta, është humbje e madhe e pakompensueshme, për të gjithë. Kur ju shoh të gjithë ju bindem që Dino do të vazhdojë të jetojë me veprën e tij”, ka thënë ai.

Atë e varrosën familjarët e tij, kolegët dhe shumë zyrtarë të lartë të vendit. Asanaj vdiq dje në QKUK, pas plagëve të marra me thikë në zyrën e tij në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, kurse ende nuk është arrestuar askush lidhur me rastin. /kosovapress/

Dino kishte nëntë plagë në gjoks, e dy në fyt

Insituti i Mjekësisë Ligjore, thonë se tashmë raporti për vdekjen tragjike të Dino Asanajt është hartuar dhe ai do t’i përcillet ditëve të ardhshme Prokurorisë së Shtetit.

Një zyrtar i lartë i këtij institucioni, ka thënë se, sipas ekzaminimeve, del që Shefi i AKP’së e ka vrarë vetën.

Ai ka saktësuar se në trupin e Asanajt janë gjetur 11 plagë, 9 në gjoks dhe 2 në fyt. Të gjitha të shkaktuara nga një mjet i preftë, që dyshohet të jetë thikë.

“Fatale ka qenë goditja në gjoks, afër zemrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu