Vatikan, Jorge Mario Bergoglio është Papa i ri

0
171

Tashmë është zgjedhur Papa i ri, ai është Jorge  Mario Bergoglio nga Argjentina, 76 vjeç, i cili ka zgjedhur që të njihet me emrin Françesko i I.

Në daljen e tij të parë Papa ri ka bërë një lutje për Papa Benediktin e XVI-të.

Në vijim të fjalimit ai ka thënë: “Le të nisim këtë rrugëtim bashkë, të lutemi për njëri tjetrin dhe për të mirën e të gjithëve.Uroj që ky udhëtim të jetë i frytshëm.”

Kisha Katolike tashmë ka prijësin e saj shpirtëror, Atin e Shenjtë, Papën e ri, i cili u zgjodh mbrëmjen e sotme nga 115 kardinalët e izoluar në Kapelen Sisitine, të cilët përmes votave të tyre zgjodhën pasardhësin e Papa Benediktit të XVI në përpjekjen e pestë.

Mijëra qytetarë kanë nisur festën në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ku në orën 19:06 tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine duke lajmëruar se Ati i Shenjtë është zgjedhur, pas 5 votimeve, nga 33 të parashikuara. Kardinalët kanë votuar disa herë, derisa një kandidat i vetëm ka arritur të marrë 77 vota nga 115.

Prej ditës së djeshme kardinalët kishin hyrë në Kapelen Sistine dhe qëndruan aty derisa një kandidat mori 2/3 e votave për t’u zgjedhur Ati i Shenjtë.

Papa i ri është i 266-ti në historinë e papateve të Vatikanit, ai zëvendësoi Papa Benediktin e XVI, gjermanin Racinger i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu