Vazhdojnë Torturat për Mërgimtarët në Merdarë

0
148

Deri në 7 orë e 40 minuta janë duke vazhduar pritjet për mërgimtarët për të dalur nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë ne temperatura minus.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka postuar në faqen zyrtare të saj kohë zgjatjen e orëve për të kaluar kufirin.

Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja është deri në 5 orë për të dalur nga Kosova.

Derisa mërgimtarët janë duke u ankuar për pritjet e gjata. Këto pritje për ta nuk ndodhin vetëm gjatë sezonës së dimrit. Edhe gjatë kohës së pushimeve verore kur mërgimtarët nisen për në vendlindje ju duhet të presin në kufi deri në 10 orë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu