Vazhdon “mobilizimi” maqedonas për Kërçovën

0
254

Partitë maqedonase janë mobilizuar për Kërçovën, ashtu krerët e kësaj partie bashkërisht kanë hapur shtabin qendror në këtë komunë.

Drejtues të lartë të VMRO-DPMNE të udhëhequr nga deputeti Antonio Milloshoski dhe drejtues të lartë të LSDM nga deputeti Igor Ivanovski kanë qëndruar dhe kanë lëshuar porosi të përbashkëta nga shtabi i tyre për të votuar masovikisht për Kërçovën. “Motoja jonë kërçovarët për Kërçovën na bashkon të gjithve, na obligon dhe na bën thirrje që më 24 mars masovikisht të dalim në votime dhe të festojmë bashkërisht këtë fitore historike në Kërçovë, si një pjesë e pandashme e Maqedonisë”, theksoi Milloshoski.

“Ne përkrahim këtë bashkim që është në interes të qytetit, stabilitetit dhe karakterit multietnik të kësaj komune. Ne do të përkrahim kandidatin Despotovski dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë edhe listën e përbashkët për këshillin komunal”, ka theksuar Ivanovski. Në shtabin e koalicionit maqedonas janë parë flamuj të të gjitha partive politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu