Vdes më meritori për lirimin e Albin Kurtit, VV dërgon mesazh ngushëllimi

0
118

Ka ndërruar jetë sot një ndër personat më meritor pë lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb. Me të dëgjuar lajmin Lëvizja Vetëvendsoje ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjen e tij.

Mesazh Ngushëllimi

Sot morëm lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë aktivisti britanik Howard Clark, ish-drejtues i organizatës War Resisters International.

Howard Clark do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen e për drejtësinë, në një numër të konsiderueshëm konfliktesh ndërkombëtare.

Howard Clark e ka vizituar shumë herë Kosovën që prej dy dekadash dhe ka qenë njëri prej veprimtarëve më aktivë për lirimin e të burgosurve politikë në burgjet jugosllave, ku ai ndër të tjerë është angazhuar personalisht edhe për lirimin e Albin Kurtit si nga burgjet e Serbisë (1999-2001) po ashtu edhe nga ato të UNMIK-ut (2007-2008).

Në vazhdim ai ka qenë mik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përkrahës i popullit tonë në përpjekjet për drejtësi, liri e barazi.

Howard Clark është edhe autor i librit të mirënjohur “Rezistenca civile në Kosovë” që përshkruan e shpjegon në mënyrë të shkëlqyeshme organizimin, aktivitetet dhe ngjarjet në Kosovën e viteve të ’90-ta, kur e gjithë shoqëria ishte shndërruar në një sistem të rezistencës kundër regjimit të Milosheviqit.

Në këtë rast ngushëllojmë familjen e Howard Clark, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për humbjen e të dashurit të tyre.

Po ashtu ngushëllojmë bashkëveprimtarët dhe kolegët e Clark në WRI, për humbjen e një aktivisti me vlera të mëdha. Në këto çaste, bashkohemi me respekt në dhimbjen për humbjen e Howard Clark. Pastë gjetur ndjesë dhe paqe!, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu