Vdes në një hotel në Prishtinë një shtetas i Austrisë

0
95

Një shtetas austriak është gjetur i vdekur në një nga hotelet e Prishtinës.

Rastin për “Zërin”, është konfirmuar nga policia e Kosovës e të cilët këtë rast po e cilësojnë si vdekje të dyshimtë, raporton “Zëri.info”.

Florie Ahmeti zëdhënëse e policisë për “Zërin”, ka konfirmuar që ngjarja ka ndodhur në një prej hoteleve në rrugën Prishtinë-Shkup dhe se ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Sot në Stacionin Policor të Graçanicës është inicuar një rast, vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu