Vëllai i Beg Rizajt: Më thanë që Begun e kanë vrarë, masakruar – e kanë bërë copë-copë

0
109

Begu

Vëllai i Beg Rizajt, Ramiz Rizaj ka rrëfyer në Interaktiv në KTV atë që ka mundur të ndodhë me të në luftimet në Kumanovë.

Rizaj ka thënë se privatisht i kanë thënë se Begun e kanë torutuar, e kanë vrarë, e kanë masakruar, e kanë bërë copë-copë dhe e kanë futur në sandëk. Por, ai beson se ende është gjallë.

“Më kanë thënë se e ka numrin e kufomës 304. Do ta sjellin që të mos e njohim hiq. Por, unë e di që nuk ka vdekur. Ai është gjallë”, ka thënë Rizaj.

Më tej, Ramizi ka folur për Begun dhe për pjesëmarrjen e tij nëpër luftërat në territoret shqiptare.

“Beg Rizaj është luftëtar i UÇK-së. Më 1998 është kthyer si i ri nga Gjermania, ka ardhur në Kosovë me “Shqiponjat e Zeza” në Gllogjan me komandant Ramush Haradinaj. Ka luftuar më 98-99, është plagosur, e kemi tërhequr nga Kosova në Shqipëri, nga Shqipëria në Norvegji, dhe pas shërimit, është kthyer sërish në Koshare”, ka thënë Ramizi, ndërsa ka theksuar se ka qenë në luftë edhe në Preshevë e Bujanoc, raporton Koha.net.

Nga të gjithë këto beteja, Ramizi thotë se Begu është kthyer në shtëpi dhe ka krijuar familje me pesë fëmijë.

“Familja ime e gjerë e përkrah Begun. Por, për këtë luftën e fundit nuk kemi pasur dijeni. Megjithatë, e përkrahim. E arsyetojë shqiptarizmin e tij. Si 16 vjeçar ka luftuar dhe unë jam pas tij. Besoj që nuk ka emër të keq, siç po e quajnë terrorizëm, që e përshkruajnë atë”, ka thënë Ramizi, duke u bërë thirrje mediave, si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, që të mos e quajnë si të tillë.

Ai ka bërë thirrje nga të dy qeveritë që të japin informata të sakta për Begun, ta tregojnë se a është i gjallë apo i vdekur.

“E kem të konfirmuar privatisht nga Policia e Kosovës se ai është i vrarë, por ne nuk besojmë”, ka theksuar më tej ai.

Ai ka kritikuar institucionet që nuk po bëjnë asgjë për të zbuluar fatin e kosovarëve të përfshirë në luftimet në Maqedoni. Rizaj ka paralajmëruar protestë për nesër para qeverisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu