Vendimi i PZAP-it: Vetëvendosje në mbrojtje të Votave

0
103

Vendimi i PZAP-së, që të anulojë votat nga Serbia ka nxitur reagimin e ashpër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ, Adnan Rrustemi përmes një statusi në ‘Facebook’, ka shkruar se vendimi i sotshëm është politik, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka.

“Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane, heshti çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka. Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në”, ka shkruar Rrustemi.

Tutje ai ka thënë se unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese, por të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji.

“Ne vazhdimisht kemi kundërshtuar mënyren e regjistrimit e votimit nga Serbia. Madje kur të tjerët miratonin, unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese – të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji, por ju duheshin edhe për ta votuar Qeverinë. Tani u kujtuan që t’i heqin votat nga Serbia, mirë shumë. Por çfarë do të bëjnë me vendimet e tyre të mëparshme, të kundërta më këtë e për të njëjtën çështje”, ka thënë Rrustemi.

Ne fund, Rrustemi është shprehur se intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë.

“Intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë. E sendërtimi i rezultateve zgjedhore, me vendime politike: hiq një copë aty, e vendos këtu, janë goditje ndaj vullnetit të votuesve”, ka përfunduar Rrustemi.

Këto komente të Rrustemit, vijen nga frika se kjo parti mund t’i humbas tre deputet, nga 32 në 29.

Albert Krasniqi, njohësi i punës së Kuvendit, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, ka thënë se nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të ishte pjesë e kuvendit.

Sipas tij, nëse kjo gjë ndodhë, atëherë në krahasim me rezultatet e shpallura, katër partitë e parë do të kenë ndryshime në numrin e deputetëve.-VV do të ketë 3 deputetë më pak
-LDK do të ketë 1 deputet më pak
-PDK do të ketë 1 deputet më pak
-AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane,…

Posted by Adnan Rrustemi on Monday, 11 November 2019

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu