Verikoreanët publikojnë “planin e sulmit”

0
60

Koreja Veriore ka publikuar një video propagandistike të planit të sulmit bërthamor kundër SHBA’ve. Sipas “planit për sulm”, që shihet në video, Koreja Veriore do të lancojë katër bomba bërthamore drejt Amerikës, ndërkohë që caqet e sulmeve janë Washingtoni, Los Angelesi, Hawaii dhe një vend i paspecifikuar në Amerikën qendrore, diku në shtetin Arkansas.

Xhirimi, sipas gazetës amerikane ‘USA Today’, është bërë publik të shtunën, në web-faqen zyrtare të Koresë Veriore Uriminzokkiri, e pastaj është vendosur edhe në YouTube.

Tensionet në Gadishullin Korean vazhdojnë të mbesin të larta. Koreja Veriore ka hedhur sot poshtë ofertën e fqinjit të saj jugor për të iniciuar bisedime të reja paqësore. Sipas Pyongyangut, kjo nismë është veç “një mashtrim, që synon të maskojë agresionin e Koresë Jugore”.

Sipas burimeve amerikane, pritet që Koreja Veriore së shpejti të testojë edhe një herë sistemin e saj nga raketat,megjithëse nuk pritet ndonjë testim bërthamor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu