Veriu, shfaqen paramilitarët rusë, të Aleksandër Kovaçenov

0
341

Mitrovicë – Burime të sigurta të Portalit kanë mësuar se një grup i paramilitarësh rusë, të njohur me emrin “Kosovski shtit”, kanë mbërritur në veri të Kosovës për të ndihmuar serbët e veriut në qëndresën e tyre kundrejt forcave të KFOR-it dhe mbrojtjen e barrikadave.

Sipas të dhënave të sigurta të portalit, rezulton se një grup, prej të paktën 10 personash, që drejtohen nga Aleksandër Kovaçenkov janë vendosur në Jegenicë, përkrahë ushtarëve të KFOR-it. Burimi më tej thotë se paramilitarë të tjerë janë vendosur edhe në veri të Mitrovicës, në Zveçan dhe Leposaviç, por nuk dihet pozicionimi i saktë i tyre.

Forcat paramilitare ruse në veri mësohet se kanë mbërritur me kërkesën e të ashtuquajturve, 4 kryetarëve të komunave të Mitrovicës, të MUP-it, të Mbrojtjes Civile si dhe të grupeve tjera kriminale që veprojnë në veri të Mitrovicës.

KFOR-i ka filluar të enjtën bisedime me të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve për qetësinim e situatës në fashtin Jegenicë të Zubin Potokut. Adolf Konrad, komandanti i KFOR-it, të enjtën është takuar me të ashtuquajturin kryetar të Komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiq.

Portali mëson se përfaqësuesit e KFOR-it i kanë thënë Ristiqit se KFOR-i më nuk do të tolerojë dhunë ndaj ushtarëve të tij dhe nëse vjen deri aty, ushtarët e NATO-së do të qëllojnë me municion të vërtetë dhe atë pa parlajmrim.

Ndërkohë Sllavisha Ristiq ka kërkuar nga KFOR-i që të tërhiqet në pozicionet të cilat ka qenë ditën e hënë, pra të liroj barikaden e marrë, si dhe të largojë nga aty postobllokun e KFOR-it, e me këtë edhe lirimin e rrugës për qarkullim nga Zubin Potoku për në Zveçan, Mitrovicë e Leposaviq.

I ashtuquajtuari nënkryetra i komunës së Zveçanit , Ljubomir Radoviq ka demantuar zyratrët e Beogradit se për serbët e Kosovës ndahen 600 milion eruro në vit. Radoviq ka nënvizuar se nuk di kujt i jipen këto para, por buxheti i komunës së Zveçanit është 3.1 milion euro e nuk janë më të mëdha edhe buxhetet e komunave të tjera të veriut të Kosovës.

Radovik dhe shefi i tij Milloviq janë pjesëtar të Partisë së Tomisllav Nikoliqit e që janë në kundërshtim me partinë e Tadiqit e cila udhëheq me Leposaviqin.

Të ashtuquajturait 4 kryetarët e komunave serbe të verit të Kosovës nuk janë të pa përgjegjëshem dhe nuk fshihen pas popullatës ka thënë Oliver Ivanoviq, sekretari në Ministrinë e të ashtuqjujtur për Kosovën të Qeverisë së Serbisë. Kryetarët nuk fshihen pas popullit, ata janë të përgjegjëshëm por iu duhet kohë që të mbledhin kuvendet e tyre dhe të vendosin për fatin e barikadave.

Në orët e vona të mbrëmjes të së martës grupet kriminale serbe kanë përforcuar barikadën në hyrje të fshtait Rudarë të komunës së Zveçanit duke betonuar atë sërish.

Sipas burimeve të portalit grupet serbe të priruara nga kapo i krimit për veri Zvonko Veselinoviq, autoçisternat e të cilët kanë sjellur aty mbi 24 metër/kub beton por kësaj radhe këtë beton e kanë përforcuar edhe me shufra të çelikut. Barikada në fshatin Rudarë aktualisht kap një lartësi mbi 2 m, ndërkohë që kjo barikadë ditë më parë është larguar nga pjestarë e KFOR-it për t’u kthyer më pas nga serbet.

Këto grupe kriminale serbe kanë vendosur edhe tri barikada të tjera në fshatin Jegenicë duke bllokuar tërsisht po thuajse ushtarët e NATO-së të cilët janë të vendosura në atë rrugë tash e një ditë më parë. Për pjesëtarët e KFOR-it e vetëmja mundësi e tërheqëjes nga kjo rrugë i ka mbetuar vetëm një rrugë lokale për në fshtain Çabër.

Çabra është fshati i vetëm në komunën e Zubin Potokut i cili është i banuar tërësisht me popullatë shqiptarë. Në pikën e kontrollit të KFOR-it në Jegenicë, kohë pas kohe vie deri tek tensionimi i situatës ku grupet serbe të tubuar ushtrojnë dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ndërsa që pjesëtarët e KFOR-it janë duke u mbajtuar edhe nën shënjestren e sanajperëve serb dhe atyre që në duar janë duke mbajtuar edhe kallashnikove e që janë duke vëzhguar  nga kodrat dhe malet aty pranë pikës së kontrollit të KFOR-it në Jegenicë kanë njoftuar burimet e portalit.

Në veri të Kosovës situata është duke u ashpërsuar, serbet gjatë natës kanë vendosuar dhe betonuar disa barikada.

Grupet kriminale serbe të perkrahuar nga Qeveria e Beogradait kanë bërë roje duke i ruajtuar ato nga ndonjë tentim eventual i forcave ndërkombetare për t’i larguar ato nga rrugët.

Megjithatë në këtë pjesë të Kosovës gjatë natës nuk është shënuar ndonjë incident që duhet veçuar. Veriu i Kosovës është totalisht nën kontrollin e grupeve kriminale serbe si dhe atyre të krimit të organizuar që janë duke mbajtuar dhe vendosuar barikada në rrugë.

Në çdo aksion të forcave të NATO-së që është ndërmarrur deri më tani këto grupe nuk kanë hezituar farë që të përdorin edhe armët e zjarrit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duke bërë që këta të fundit të zbrapsen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu