“Vetëm javëve të fundit janë punësuar me dhjetëra persona në RTK”

0
68

Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon  ndaj punësimeve të pakontrolluara që po ndodhin në RTK.

“Vetëm javëve të fundit janë punësuar me dhjetëra persona, madje në disa raste pa konkurs, përfshirë familjarë të  stafit udhëheqës të RTK-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, thuhet në reagim.

Me këtë veprim, SPRTK thotë se menaxhmenti i RTK-së vazhdon të mos përfillë rekomandimet e Auditorit Gjeneral, për mospunësime të reja për shkak të gjendjes së vështirë financiare të transmetuesit publik, përfshirë borxhet milionëshe.

“SPRTK u bën apel deputetëve të posazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që të ngrisin zërin kundër punësimeve pa mbulesë financiare të cilat po e çojnë RTK drejt falimentimit”, vazhdon reagimi.

Sindikata gjithashtu fton Inspektoratin e Punës që të bëjë hetimin e këtyre punësimeve.

Kryesia e Sindikatës thotë se në ditët në vijim do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm të kundërshtimit të këtyre veprimeve./Insajderi.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu