Veteranët e Dukagjinit: Vota për Pacollin, krim

0
424


Veteranët e UÇK-së e kanë seriozisht kandidimin e Behxhet Pacollit. OVL-UÇK, nga Zona Operative e Dukagjinit (ZOD), ka reaguar kundër kandidimit të Pacollit.

“Dominimi i votave joshqiptare për formimin e Qeverisë së Kosovës dhe mundësia që një njeri me të kaluar të dyshimtë, të

jetë president i të ardhmes sonë, është në kundërshtim të plotë me luftën tonë çlirimtare, me sakrificën që breza të tërë të vendit e kanë bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të vulosur me luftën e lavdishme të UÇK-së, në Drenicë, Dukagjin, Llap, Karadak, Pashtrik, Shalë e treva të tjera të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Më tej në komunikatën e nënshkruar nga Avdyl Mushkolaj thuhet:

“Është fyerje për luftën dhe sakrificën tonë, për dhjetra mijëra të vrarë e të plagosur, martirë e dëshmorë të kombit, për miliona të zhvendosur të kohës së luftës për liri që, sot, dhjetë vjet pas luftës, në krye të vendit të vijë një person që, në atë kohë, me mision nga Moska e Beogradi, angazhohej që Kosova t’ia shtrijë dorën kriminelit Millosheviq dhe regjimit të tij”.

Veteranët e UCK-së ftojnë politikën kosovare që të heqë dorë nga pazarllëqe të tilla dhe të gjykojë me arsye të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. (indeksonline)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu