Veteranët e UÇK-së të hënën në demonstratë

0
372

Protestat e UCK

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së ka vendosur që të hënën nga ora 12:00, të mbajë një demonstratë në shenjë pakënaqësie me zvarritjen e publikimin e listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Anëtari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Naim Gashi, gjatë një konference për media ka thënë se po vërehet se nuk ka një seriozitet nga Komisionit për publikimin e listave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarët e të cilës tash e dy vite janë mashtruar duke dhënë data se do të publikohen këto lista, transmeton KP.

“Kërkesat janë publikimi i listave të veteranëve të UÇK-së dhe zbatimi sa më i shpejt i ligjit për këto kategori, kundërshtimi i themelimit të Gjykatës Speciale dhe ndryshimi i disa amendamenteve të Projektligjit për këto kategori, sidomos në Nenin 16, paka 2.3 dhe 4 të këtij ligji duhet të bëhen ndryshime, sepse një pjesë të veteranëve i përjashton për t’i gëzuar të drejtat e tyre ligjore“, tha ai.

Ndërsa kryetari i këtij Këshilli, Xhevdet Qeriqi ka thënë se në takimet që ka pasur në të gjitha zonat shihet një pakënaqësi e madhe e veteranëve dhe gjithçka mund të dalë jashtë kontrollit.

“Tensionet janë shumë të mëdha sepse ky komision ka prodhuar presione psikike me gjithë padrejtësitë që janë bërë që 16 vite dhe gjithçka mund të dalë jashtë kontrollit. Pra çdo vendim i veteranëve në këtë demonstratë do të respektohet nga unë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se përgjegjësinë për atë që mund të ndodhë në demonstratë le t’i mbajë komisioni dhe Qeveria e Kosovës që po zvarrit këtë proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu