Veteranët takuan Musa Xhaferrin në vend të Ali Ahmetit

0
98

BDI Recice

Premtohen punësime

Në selinë e BDI-së në Tetovë mbrëmë është arritur marrëveshje me veteranët e UÇK-së për zgjidhjen e kërkesave të tyre, ku me theks të veçantë ishte kërkesa për punësime.

Marrëveshja është firmosur midis përfaqësuesve të këshillit të veteranëve dhe zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri.

Marrëveshja parasheh punësimin e mbi 120 veteranëve apo familjarëve të tyre më të afërt. “Ne kemi arritur marrëveshje dhe se do të gjinden module që kjo kategori qytetarësh të sistemohen në administratën shtetërore”, theksuan nga veteranët.

Nga java tjetër, veteranët do të realizojnë një takim me zëvendëskryeministrin Xhaferri dhe ministrat e tjerë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjet konkrete për realizimin e punësimeve.

Ata dje ishin tubuar para selisë së BDI-së në Tetovë, por nuk u zhvillua takimi me arsyetimin se pas aksidentit të liderit të BDI-së, janë prolonguar të gjitha takimet e tij. Por veteranët kanë theksuar se ata janë të gatshëm për të shkuar edhe në Zajaz, për të takuar Ahmetin dhe për t`ia shprehur kërkesat e tyre emergjente dhe si rrjedhoi e gjindjes së nje zgjedhje, BDI-ia dergoi bashkpuntorin me te ngusht të Ali Ahmetit, z. Xhaferi i cili esht dhe zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu