Vetëvendosje me seancë të jashtëzakonshme dhe protestë gjithëpopullore

0
127

Kur sot të përfundojnë bisedimet Vetëvendosja do vendos datën e një proteste, ndërkohë janë duke mbledhur nënshkrimet e 40 deputetëve opozitarë që të organizojmë seancë të jashtëzakonshme, ku në këtë seancë do paraqesin kundërshtimin e tyre përmes një rezolute që e cila do ta kundërshtonte përfaqësimin rajonal me fusnotë të Kosovës, e ku përbrenda saj do të ishte edhe Rezoluta 1244.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj pohon janë me shpresë se në momentet fundit Qeveria do kthjellet, dhe do të vendos për interesin e vendit, e në ndërkohë sipas tij po mbledhin 40 nënshkrimet e partive opozitare për një seancë të jashtëzakonshme.

“Ne jemi që seanca e jashtëzakonshme të ndodh nesër kemi qenë që të ndodh edhe sot por për shkak se nevojitet edhe nënshkrimet e më shumë se 40 deputetëve e kemi pasur të pamundur si subjekt, në momentin që marrim përkrahjen nga subjektet e tjera do ta realizojmë, pra seanca e jashtëzakonshme duhet të jetë sa më shpejtë, por varet se si do të zhvillohen këto bashkërendime”, ka thënë ai.

Por nuk do ndalen me kaq. Ata do dalin edhe në protestë. Data e saj do publikohet nesër, ngase po presin tërheqjen e Qeverisë nga qëndrimi i përfaqësimit edhe sipas Rezolutës 1244, gjë që do bënte të tërhiqeshin edhe Vetëvendosja nga protesta.

Molliqaj pohon se protesta do të jetë gjithëpopullore.

“Jemi shumë të vetëdijshëm se në situatën në të cilën po kalon vendi dhe dëmet që vijnë se një seancë e jashtëzakonshme është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme, dhe ne si Vetëvendosje do organizojmë demonstratë gjithëpopullore ku i bëjmë thirrje dhe jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë kundër këtij zhvillimi politikë që ta kundërshtojmë fuqishëm një gjë të tillë dhe në mënyrë që edhe ta parandalojmë”, ka thënë ai.

Vetëvendosja thotë se po bëhen koncesione në raport me Serbinë, dhe ky i fundit që po bëhet për përfaqësimin rajonal, vlerësojnë se nuk do të mbetet vetëm në përfaqësimin rajonal, sepse sipas tyre, tashmë janë dhënë edhe shenjat e para se të gjitha marrëveshjet kontraktuale me BE-në dhe me organizata e tjera do të bëhen me këtë format.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu