Vetëvendosje: Nuk ka më “Pronto”

0
67

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të Degës së PDK-së në Prishtinë, për punësimet në Komunën e Prishtinës.

Sipas kësaj partie, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-ja nuk ka të ndalur me shpifje dhe akuza të pabaza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ata vazhduan edhe sot, me strategjinë e njëjtë të tyre të nëntokës, të akuzojnë e të etiketojnë njerëz, me qëllim që ta dëmtojnë qeverinë e Vetëvendosjes në Prishtinë”, thuhet në reagim.

“Mirëpo, qytetarët e Prishtinës janë ata që e kanë bërë dhe e kanë përjetuar vetë ndryshimin. Për këtë arsye, besimi në Vetëvendosje është rritur dhe po rritet vazhdimisht. Rezultatet e arritura në Komunën e Prishtinës janë vërejtur në të gjithë Kosovë. Prandaj, do të ketë vazhdimësi të kësaj qeverisjeje në Prishtinë, e zgjerim të saj edhe në Komuna të tjera. Lëvizja Vetëvendosje është subjekt në rritje, dhe kjo do të konfirmohet shumë shpejt, në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas kësaj partie, Komuna e Prishtinës është shpall nga disa organizata joqeveritare si komuna me transparencën më të lartë dhe me progresin me të madh në qeverisje.

“Këtë e ka konstatuar edhe Auditori. Ndërmarrja Publike Banesore prej një ndërmarrje me borxhe të papaguara ndaj saj është shndërruar në një ndërmarrje me profit dhe që realisht do të jetë burim i të hyrave për komunën tonë. Shërbimet po shtohen, rregulli po vendoset përkundër tentimeve të PDK-së për të penguar. Nuk ka më banesa për asambleistë të PDK-së për të ja u mbyllur gojën, por politika sociale për mbrojtjen e të pambrojturve sikur janë rastet sociale më të rënda që po strehohen. Nuk ka më familjarë e djem nëpër borde e ndërmarrje publike por mbrojtje të punëtorëve si rasti i punëtorëve të kuzhinës nga privatizimi”, thuhet më tej aty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu