Vetëvendosje paralajmëron protesta për rastin Dehari

0
145

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se dje ka përfunduar afati i kërkesave ndaj qeverisë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Përveç hetimit ndërkombëtar, ai ka thënë se kërkesë tjetër ka qenë  edhe shkarkimi i Dhurata Hoxhës e cila në atë kohë ka qenë ministre e drejtësisë, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa tash ajo është ministre e Integrimeve.

Po ashtu është kërkuar edhe shkarkimi i Shpend Maxhunit dhe drejtorit të policisë në Prizren.

Deputeti Konjufca në një konferencë për media, ka thënë se edhe personat tjerë është dashtë të shkarkohen, si ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha dhe personat  të tjerë që sipas tij ndaj asnjërit nuk janë marrë masa.

Konjufca ka thënë se kjo ka ndodh për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Sipas tij një hetim ndërkombëtarë të këtij rasti kanë bërë edhe ambasadorë në Kosovë dhe organizata të tjera.

Ai po ashtu ka paralajmëruar  se do të thërrasë në interpelancë kryeministrin Haradinaj lidhur më mosplotësimin e kërkesave të tyre, por që nuk ka përjashtuar as protestat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu