Vetëvendosje premton ligj të veçantë për mbrojtjen e prodhimeve vendore

0
70

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Faton Topalli ka premtuar se partia e tij do të krijojë një ligj për mbrojtjen e prodhimeve vendore.

Topalli, në një intervistë në Rubikon të KTV-së, përmendi çështjen e demarkacionit të cilën parashohin ta zgjidhin përmes bisedimeve me Malin e Zi duke vlerësuar raportet mes dy shteteve.

“Çështjen e demarkacionit ne si lëvizje mendojmë se mund ta zgjidhim përmes bisedimeve me Malin e Zi. Jemi thellësisht të bindur që mund ta zgjidhim. Përderisa nuk ratifikohet marrëveshja edhe prej parlamentit të Kosovës atëherë marrëveshja nuk është e vlefshme”, ka thënë ai.

E në ekonomi, Vetëvendosje do të fokusohet në bujqësi. Krahas kësaj, Topalli përmend edhe krijimin e një ligji për mbrojtjen e produkteve vendore.

“Mendoj këtë vlerë ta shtojmë deri në 240 milionë dhe krahas kësaj mendojmë ta bëjmë një ligj i cili mbron produktet vendore”, ka thënë Topalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu