Vetëvendosje: S’po na dëgjojnë deputetët e pozitës!

0
112

Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë mbledhur 36 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i cili javë më parë ofendoi rëndë nënat gjakovare duke i quajtur “egërsira”.

Por sipas saj, janë deputetët e pozitës të cilët nuk po bëjnë nënshrkimin për seancë, nga 120 Deputet sa ka Parlamenti i Kosovës, po duket se shumica e ketyre deputeteve të PDK-së dhe LDK-së, e duan Jabllanoviqin në Parlament.

Megjithatë, deputetja Haxhiu ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë edhe më tutje.

Postimi origjinal në Facebook:

Opozita ka mbledhur 36 nenshkrime per seancen e jashtezakonshme per shkarkimin e Jabllanoviqit! Na duhen edhe 4 nenshkrime per te kete seance mirepo keto nenshkrime nuk po i japin deputetet e pozites!

Le te mos behen hipokrite aman se na lodhen! Nese jane per shkarkimin e Jabllanoviqit, le te nenshkruajne nismen. Me kete veprim le te tregojne qe jane ne mbrojtje te historise dhe dinjitetit dhe kunder fyerjeve fashiste ndaj nenave dhe gjithe qyetareve te Republikes!

P.S protestat do te vazhdojne!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu