Vetëvendosje zëvendëson Ymerin, Molliqajn, Sejdiun e Dërgutin – këta janë anëtarët e rinj të Kryesisë

0
143

Arben Vitia, Mytaher Haskuka, Fitore Pacolli, Vlora Haxhimehmedi, Tinka Kurti do të jenë anëtarët e ri të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do t’i zëvendësojnë anëtarët tashmë të dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese në organizatë.

Këta do të jenë emrat që do t’i zëvendësojnë Visat Ymerin, Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun dhe Aida Dërgutin, dhe disa të larguar tjerë nga kjo parti.

Ky vendim është marrur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, falenderoi të gjithë të larguar për kontributin e tyre, e me theks të veantë, Kurti e falenderoi ish-kryetarin, Visar Ymeri.

Kurti në fjalimin e tij, theksoi se këtë parti e presin sfida të mëdha në të ardhmen, duke thënë se si ka ditur edhe në të kaluerën, Vetëvendosje do të arrijë që t’i tejkalojë edhe këto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu