Vetëvendosje, zhgënjehet me Qeverinë e Shqipërisë

0
110

VV tirane

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot në Tiranë një tryezë me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe historianë shqiptarë, për të folur mbi marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Të dy përfaqësuesit e VV-së, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca, kanë shpalosur elementë kundër krijimit të ‘asosacionit’ dhe  kanë quajtur të papranueshëm dhe zhgënjyes qëndrimin indiferent që ka mbajtur Qeveria shqiptare ndaj zhvillimeve të fundit të ndodhura në Kosovës, veçanërisht të ashtuquajturës ‘Zajdenicë’.

Glauk Konjufca tha se jo vetëm ‘Zajdenica’, por edhe marrëveshje të tjera në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë janë marrëveshje nga të cilat ka fituar Serbia dhe jo Kosova, ndaj Shqipëria duhet të ishte shqetësuar në këtë aspekt.

“Që prej qershorit ‘99-të, Serbia ka pasur një qëllim: ndarjen e brendshme etnike të Kosovës, dhe ky asociacion i shërben kësaj,” tha Konjufca.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Shqipëria duhet ta mbrojë Kosovën, në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia e lufton Kosovën.

I pyetur nga gazetarët se a ka një alternativë kundër “Zajdenicës”, Ymeri u përgjigj se Kosova ka mundësi ta hedhë poshtë këtë marrëveshje pasi nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës, pasi mbi të gjitha cenohet barazia e qytetarëve.

Ai shtoi se dialogu i hapur politik arrihet vetëm me kushtin që të largohet ndikimi i Serbisë ndaj territoreve të Kosovës.

Edhe historianë shqiptarë si Pëllumb Xhufi dolën kundër projektit të “Zajdenicës” duke e quajtur ‘një gjëmë e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën’.L

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu