Vetëvrasje apo vrasje në Burgjet e Kosovës

0
134

skender-jashari

Kriminelët meritojnë dënimin meritor, që u’a shqipton Gjykata kompetente, e asnjë dënimshqiptues tjetër nuk është ligjor-por është akt kriminal.

Pasiqë personalisht kam qenë në vuajtje të burgimit politik që Fraksioni i EULEX-it, i shantazhuar-porositur nga Serbia, për luftë guerile kundër Serbisë, në fshatin Dobrosin komuna e Bujanovcit, gjatë vitit 2012, e që prej 16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016, mbahem në   Burgjet e Republikës së Kosovës( si në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan-QPL, Qendrën Korrektuese në Dubravë-QKD dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan-QPGJ), më është dhënë mundësia që jo vetëm këtë fenomen kriminal, por edhe shumë të tjerë, që t’i studioj e të mirinformohem për to.

Fillimisht, asnjë vetëvrasje në Burgje, nuk është thjesht dhe e pastër vetëvrasje- të gjitha kanë   elemente më pak a më shumë të vrasjeve, kjo vlen edhe në rastin e   vetëvrasjeve-vrasjeve në Burgjet e Republikës së Kosovës.

Brenda periudhës prej 16 tetor 2012 deri 31 qershor 2016, si në QKD, QPGJ dhe QPL, kam qenë   dëshmitarë madje edhe okular, i disa qindra tentim-vetëvrasjesh, e i disa vetëvrasjeve. Disa herë kam shkruar shkresa, drejtuar Institucioneve kompetente, që të hetohen këto vetëvrasje, ngaqë janë me elemente vrasjeje. Nga ana tjetër edhe Institucionet që janë të thirrura për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut( si Avokati i Popullit, Zyra për të drejtat e Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektori i Burgjeve, Zyrtari i EULEX-it për Mbikëqyrjen e Burgjeve, QKMRT, KMDLNJ, etj),zakonisht disa prej tyre janë të lidhur me bandat kriminalo-politike, që i shuajnë-heshtin këto raste( kam raste   konkrete!). Pasi jam burgosur si Luftëtar i Lirisë, kërkoja mbrojtjen e jetës së Njeriut, pa marr parasysh për çfarë është paraburgosur a burgosur, si e Drejtë Themelore e Njeriut, përmes së cilës mund të kemi një Shtet të së Drejtës!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë banda politiko-kriminale, që identifikohen dhe kanë mbrojtjen nga partitë e caktuara politike në vend. Pos kësaj këto banda kriminalo-politike, kanë edhe   mbështetje dhe nxitje edhe nga   shërbimet Sekrete të Serbisë, e që zyrtar të caktuar korrektues, që nga fillimi janë   punësu, në nivele të ndryshme për t’i shërby Serbisë. E tërë keqvajtja e punve në Burgjet e Kosovës, bie në përgjegjësinë këtyre personave( pra edhe këto vetëvrasje-vrasje), ndërsa shkeljet e zyrtarve korrektues që nuk janë pjesë të këtyre bandave kriminalo-politike janë shumë të rralla dhe të lehta!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë dallimi kur një i paraburgosur a i burgosur nuk bëhet shërbëtor( shumë të pakët në numër janë!) i bandave kriminalo-politike të zyrtarve korrektues, atëherë ai konsiderohet kundërshtar i tyre, si rrjedhoj pëson në çdo aspekt ( trajtim; akomodim në dhoma; beneficione; avansim; transferim të brendshëm a për ndonjë   qendër tjetër korrektuese më të mirë; plotësim nevojash elementare; e deri edhe në të drejta më elementare si mjekim etj)-shkelje të drejtash të garantuara më Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale(LESP-së)!

Vetëvrasjet brenda kësaj periudhe kohore, kanë elemente të veprës penale të “shtytjes në vetëvrasje”, sepse, zakonisht: “shkaku i trajtimit brutal psiko-fizik”, “shkaku i mbajtjes në ambiente a kushte të papërballueshme, e që mjekët dhe zyrtarët korrektues nuk i marrin parasysh”, “shkaku i mosdhënijes së beneficioneve që me LESP i takojnë”, “shkaku i mohimit të një të drejte paligjshmërisht”, “ hakmarrje”, “ për zhvatje-haraç!”, “mos dhënije të barnave të sëmurve”, “ mosdhënije   narkomanve trajtimin e duhur për rehabilitim nga droga”, “ mos trajtim të duhur psikologjik dhe psikiatrik të paraburgosurve shkaku i traumës që u është shkaktu nga vepra penale( sidomos ato vepra penale aksidentale) apo nga trauma penitensiare( shkaku i paraburgosjes a burgosjes)!” etj. Me bindje të plotë,   asnjë rast i tentim-vetëvrasjeve dhe i   vetëvrasjeve, nuk janë   të tilla, janë të gjitha shtytje në vetëvrasje e deri edhe vrasje! Madje edhe në rastet kur një i paraburgosur, bëri shkaku i veprës penale që kishte shkaktu aksidentalisht ndaj një familjari të ngushtë, mbetet   prapë përgjegjësi penale e Institucionit të Paraburgimit, ngaqë duke e pa gjendjen e rëndë psiqike, nuk ishte mbajtur nënmbikëqyrje, që mos t’i jepet mundësia ta vras veten! Ngaqë kam pa mijëra raste, si të përgatitjeve të arratisjeve, veprave tjera penale, e deri vetëvrasjeve a tentim-vetëvrasjeve, në çdo rast simptomat e tyre qartazi shihen( gjendja psiqike- është që shihet në çdo rast!), por edhe   në të shumtën e rasteve paralajmërojnë( tregojnë!). Por është edhe një dukuri specifike, është Ligji i Heshtjes( Omertës), që askush s’guxon të dëshmojë, e që s’ka dëshmitarë të vërtetë për raste të tilla( sepse   frikohen nga hakmarrja!). E të tillët, japin dëshmi absolutisht të rrejshme( flas duke u bazu në qindra raste që kam pa)!

Nga kjo mund të them janë shkaktu vepra penale, nga: trajtimi joligjor nga banda kriminalo-politike e zyrtarve korrektues të caktuar që ka shkaktu deri edhe vetëvrasje!; manipulim pastaj me hetimin intern ( të Shërbimit Korrektues, që disa nga ta janë pjesë e bandave kriminalo-politike) mbi shkaqet dhe shkasin e vetëvrasjes; banda kriminalo-politike në shumicën e rasteve( asnjë rast ndryshe nuk kam pa), kanë   intervenu në përgatitjen e dëshmitarve okular të dëshmojnë në dobi të tyre!; rast hetimi nga   institucionet gjegjëse( prokuroria, policia, por edhe nga Inspektorati i burgjeve, apo edhe Avokati i Popullit etj) u jepet rasti atyre zyrtarve të këtyre institucioneve( hetuesit policor, prokurorit, Inspektorit të Burgjeve, zyrtarit të Avokatit të Popullit) që janë në lidhje me bandën politiko-kriminale të zyrtarve korrektues- që mbyllet rasti si vetëvrasje!; nga autopsia lëshohen dokumente sipërfaqësore madje edhe të falsifikuara-jo të vërtetë mbi shkaktarin e vdekjes( përfshi edhe   shërbimin mjeksor brenda Institucionit Korrektues që është çdoherë pjesë e bandave kriminalo-politike)!

Bandat kriminalo-politike brenda Burgjeve të Republikës së Kosovës, janë vegla kryesore që i shërbejnë Serbisë( të krijuar nga   njerëz që më parë i kanë shërby Serbisë)-(që shënjestrojnë vetëm kundërshtarët e Serbisë); i shërbejnë   edhe krimit të organizuar( bandave të krimit të organizuar)- që i shënjestrojnë të gjithë të paraburgosurit a të burgosurit, prej të cilëve dëshirojnë-synojnë të përfitojnë financiarisht( përmes shitjes së beneficioneve, transferimeve, akomodimeve më të mira, trajtimit më të mirë, mjektimit, posedimit të sendeve të ndaluara!), e së fundi i shërbejnë edhe partive të caktuara në Republikë të Kosovës ( duke i salvu-skllavëru kundërshtarët politik të partive tjera apo atyre apolitik, sipas parimit “s’je me mua, je armiku im!”).

Në këtë rast, të gjithë do duhej të angazhohemi që ta heqim këtë dukuri, që kryesit e veprave penale që shkaktuan vetëvrasje-vrasje, të marrin dënimin e merituar.

Në këtë kohë, është sensibilizu opinioni publik për këtë dukuri, nga një parti politike opozitare, derisa për disa dhjetra raste të tjera, të gjithë heshtën- edhe pse edhe ata ishin Njerëz!

Prishtine, 09.11.2016  

Skender Jashari, i burgosur politik nga Fraksioni i EULEX-it, për luftë guerile kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanovcit gjatë vitit 2012. Mbaroi studimet post-diplomike juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu