VETVENDOSJE! flet në parlamentin e Kosovës për incidentet në Maqedoni

0
246

Prishtinë,15 mars – Deputeti i lëvizjes VETVENDOSJE! Liburn Aliut, sot para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur një fjalim lidhur me dhunën e shkaktuar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Në fjalim deputeti Aliu thekson se ajo që kohëve të fundit që po ndodh në Maqedoni, incidentet e vazhdueshme, ku kohe me pare u vranë dy shqiptarë nga një polic maqedonas, rrahja e nxënësve shqiptarë në autobus, e incidente tjera, vërejmë se po injorohet nga Prishtina e Tirana, dhe atë shpesh duke dëshiruar të paraqiten si incidente spontane e apo si të izoluara e që ndodhën si pasojë e dallimeve etnike dhe ku shteti maqedonas nuk ka të bëjë me to.

“Shqiptarët në Maqedoni shtypen nga shteti. Dhe incidentet e tilla madje edhe sikur të mos ishin të organizuara drejtpërdrejtë, ato janë fryt i shovinizmit maqedon që shteti maqedon i fryn tash sa vite. Atje shteti e nxiti dhe po vazhdon ta nxisë shovinizmin antishqiptar. Dhe kjo që po ndodh është fryt i drejtpërdrejtë i kësaj politike që fillon nga akademia maqedone me fyerjet përmes enciklopedisë, nëpërkëmbja e vlerave kulturore shqiptare, karnavalet e organizuara antishqiptare deri te vrasja e veprimtarëve shqiptar”, ka nënvizuar gjatë fjalimit të tij Liburn Aliu.

Ai ka shtuar se e gjithë kjo ndodh sepse “sot shqiptarët janë më të dobët se që ishin para 10 vitesh, dhe sot maqedonasit janë shumëfish më të fortë dhe më shovinistë se para 10 vitesh. Për 10 vite rresht shqiptarët çorganizohen, dobësohen, përçahen, dhe për 10 vite rresht shteti maqedon forcon dhe ushqen shovinizmin ndaj shqiptarëve”.

Deputeti i lëvizjes VETVENDOSJE!, ndër të tjera pohon se “edhe Prishtina hesht. Sepse edhe ajo është bartëse e një politike e cila e dobëson potencialin shqiptar. Ne po dobësohemi gjithandej. Ne po shtypemi gjithandej, ndërsa faktori politik shqiptar e ka reduktuar projektin e vet politik ne ruajtjen e pushtetit dhe jo ne mbrojtjen e shqiptareve. Shqiptarët po shtypen dhe dëbohen, dhe po e humbin hapësirën ku jetojnë, dhe kjo po ndodh edhe përkundër faktit që janë të dëgjueshëm, edhe përkundër faktit që stabilitetin e rajonit e mbajnë mbi kurriz”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu