VIDEO: Arrestohen 20 persona për vrasjen, MPB: I takonin “islamit radikal”

0
388

(E plotësuar)Para pak çastesh ministrja e brendshme Gordana Jankullovska tha se gjatë një aksioni të policisë janë arrestuar 20 persona mesin e tyre edhe vrasësit e pesë personave në Smillkovcë para dy javëve.

Sipas Jankullovskes bëhet fjale për operacion më të ndërlikuar deri me tani që ka pasur Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë arrestuar gjithsej 20 persona, bëhet fjalë për grupe radikale islame që janë stervitur ne Pakistan dhe Afganistan dhe njëkohësisht kanë luftuar kundër NATO-s.

Gjatë bastisjes së shtëpive të tyre janë gjetur sasi e madhe e armatimit. Operacioni vazhdon ende.

Bastisje në lagjet shqiptare të Shkupit

Policia e Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka kryer disa bastise në lagje shqiptare të Shkupit të cilat kanë rezultuar me disa arrestime. Bëhet fjalë për lagjet Gazi Baba, Hasanbeg dhe në fshatin Haraçinë.

Njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit. Bastisjet, siç merr vesh jo zyrtarisht KOHA, janë kryer në lagjen e Gazi Babës, në Hasanbeg, sikurse edhe në fshatin Haraçinë.

Tani për tani nuk dihen arsyet e bastisjeve, por raportohet se janë arrestuar dhjetëra shqiptarë. Ndërkohë, në këto lagje të banuara, kryesisht me shqiptarë, vërehen patrullime të shumta të policisë.

(E plotësuar) Aksioni i policisë ne disa pjese shqiptare te Shkupit ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë ne fshatin Smilkovc, kanë njoftuar për “Lajm” burime të larta shqiptare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Aksioni është në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë. Përveç në rajonin e Shkupit, bastisje ka pasur edhe në fshatin Hotël të komunës së Likovës ku është arrestuar një grua”, njoftoi për “Lajm” i njëjti burim, duke insistuar të mbete anonim. Ai nuk ishte në gjendje të zbulojë për momentin numrin e të arrestuarve gjatë aksionit policor.

Policia e Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka kryer disa bastise në lagje shqiptare të Shkupit të cilat kanë rezultuar me disa arrestime. Bëhet fjalë për lagjet Gazi Baba, Hasanbeg dhe në fshatin Haraçinë.

Njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit. Bastisjet, siç merr vesh jo zyrtarisht, janë kryer në lagjen e Gazi Babës, në Hasanbeg, sikurse edhe në fshatin Haraçinë.

Siç bën të ditur sot gazeta “Fokus” në Shkup, prania e forcave speciale është vërejtur në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe në fshatrat përreth në periferi, në afërsi të lokalitetit ku ndodhi tre javë me parë vrasja e pesëfishtë.

Gazeta ka spekuluar se javën e kaluar policia kufitare është ndaluar nga persona me uniformë në rajonin e fshatit Goshincë të Karadakut të Kumanovës, mirëpo nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Mediat serbe dhe ato ruse kanë propaganduar së fundi lidhur me praninë e grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës. Ndërsa nga ana tjetër, këto pohime janë hedhur poshtë duke u vlerësuar si spekulime që vijnë nga qarqe që kanë për qëllim rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e vendit.  / INA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu