Video shokuese, 4 marinsa përdhosin kufomat talebane

0
401

Washington-Polemikat kanë përfshirë Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, pas publikimit të një video amatoriale në të cilën shihen 4 ushtarë amerikanë në Afganistan që urinojnë mbi tre kufoma të përgjakura, me shumë gjasa të luftëtarëve talebanë të vrarë pas përfundimit të një operacioni.

Marina amerikane deklaron se ka nisur një hetim lidhur me këtë video te publikuar ne internet. Në një deklaratë, marina amerikane shprehet se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “You Tube”.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se veprimet në kete video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane.

Një zëdhënës i Pentagonit, Xhon Kirbi tha se kjo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze. Është ende e paqartë se kush e ka realizuar videon dhe postuar atë në internet.

Videoja është cilësuar një akt barbar nga vetë talebanët. Një zëdhënës i tyre megjithatë tha se kjo video nuk do të kompromentojë bisedimet me SHBA-të për shkëmbimin e të burgosurve.

 

http://www.youtube.com/watch?v=MdFmhs_Hlo8

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu