Videoja ekskluzive nga përleshja fizike midis deputetëve shqiptarë

0
115

Rrahja ne Parlament

Është publikuar videoja ekskluzive e rrahjes së deputetëve shqiptarë të PDSH dhe BDI në Parlamentin e Maqedonisë. (Video)

Në këtë përleshje të ashpër fizike të nxitur fillimisht midis deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi dhe në anën tjetër të deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri janë përleshur edhe deputetë të tjerë.

http://www.dailymotion.com/video/x24lmdw_tepacka-vo-sobranie-1_news?start=44

 

Në Parlamentin e Maqedonisë sot ka ndodhur përleshje fizike midis dy deputetëve shqiptarë. Siç mësohet nga burime pranë deputetëve, konflikti ka shëprthyer midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Incidenti ka shpërthyer gjatë një séance parlamentare.

Derisa deputeti Xhaferi kishte fjalën e tij dhe po shprehte qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese, deputeti i PDSH-së, Ibrahimi i revoltuar ka gjuajtur me stilolaps në drejtim të tij.

Për shkak të kësaj ka nisur edhe përleshja fizike midis tyre, dhe se dy deputetët kanë shkëmbyer grushta midis tyre.

Në një moment kanë ndërhyrë deputetët e tjerë dhe shërbimet e parlamentit, dhe se është qetësuar situata, duke u shpallur pushim dhe më pas të vijoj vazhdimi i seancës. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu