Visar Ymeri reagon pas arrestimit të zëdhënësit të Vetëvendosjes

0
134

Visar Ymeri

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar pas arrestimit të zëdhënësit të partisë së tij, Frashër Kransiqi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se “Kjo qeveri policësh, e polici e qeverisë, duan heshtje, ndërkohë që kërcënojnë e arrestojnë për të frikësuar”, transmeton zeri.info

Reagimi i plotë i Ymerit në “Facebook”:

Krahu policor i medias ia ka nisur me shpifje të ulëta familjare. Krahu mediatik i policisë ia ka nisur me kërcënime për arrestime fashiste.

Dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, arrestojnë zëdhënësin e VV-së duke dalë nga një emision televiziv, pa dhënë asnjë sqarim.

Kjo qeveri policësh, e polici e qeverisë, duan heshtje, ndërkohë që kërcënojnë e arrestojnë për të frikësuar.

Shpifin për ne kur nuk duan të zbardhet e vërteta për ta. Janë frikacak, kriminelë e të ligë. Nuk na ndalin dot, se jemi me të drejtën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu