Viza në verë, viza në dimër – Parashikimet astrologjike të Haradinajt dhe Veselit

0
154

Krerët e shtetit po vazhdojnë të luajnë me datën e liberalizimit të vizave. Njëri nga ta thotë se liberalizimi do të ndodh gjatë verës, tjetri gjatë dimrit. Ndoshta, Veseli dhe Haradianj po bëjnë vetëm parashikime.

Ndoshta, e rëndësishme është që mund të ketë një lajm pozitiv për vizat, këtë vit.

Por, si s’po mund të dakordohen ata të paktën për një sezonë më të saktë.

Së fundmi, është kryepralamentari Kadri Veseli ai që ka thënë se liberalizimi do të ndodhë këtë vit, më saktësisht ‘në fund të vitit’.

“Presim lëvizjen e lirë të qytetarëve në fund vitit, në  dhjetor të këtij viti, do të lëvizin në shumicën e vendeve të BE-së, në mënyrën që të përçojmë mesazhin e qytetarëve tanë, se ne duam të lëvizim lirshëm se ne jemi pjesë e këtij kontinenti dhe në të njëjtën kohë ne do të respektojmë gjithë kornizën legale të vendeve të BE-së”, ka thënë Veseli, shkruan Periskopi.

Por ata kanë një gajle të vazhdueshme. Kërkojnë që kosovarët të mos kërkojnë azil në vendet e BE’së kur të ndodhë liberalizimi.

“Kosovarët nuk do të kërkojnë azil, nëpër vendet e BE-së, por kosovarët dëshirojnë të lëvizin lirshëm për të studiuar për të shkëmbyer përvojat dhe në të njëjtën kohë për të shkëmbyer mallrat me vendet e BE-së. Jemi një vend i lirë kemi ecur përpara shumë. Në të njëjtën kohë është diçka e cila dhe na takon. Liberalizimi i vizave do të ndodhë”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj, është ai që afatin e vizave, e ka pak më të hershëm. Ai thotë se kjo do të ndodhë gjatë verës. Është e njohur deklarata e tij që vizat do t’i kemi para pushimit veror.

“Liberalizimi i vizave ka me ndodhë para pushimit të verës”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se megjithatë nuk do të futet në caktim date fikse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu