Vizat hiqen kur të luftohet korrupsioni

0
138
Zhbogar
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Samuel Zbogar, iu ka bërë thirrje liderëve institucionalë që të fokusohen në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, në luftën kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.
“Fatkeqësisht këtë vit keni humbur shumë kohë në krijimin e institucioneve dhe jeni përballur me ikjet masive që kanë ndodhur në fillim të vitit. Kjo do të thotë se, nëse nuk fokusohemi, nuk kemi shumë kohë për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Zbogar. Në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të drejtuar nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, Zbogar ka thënë se Kosova duhet t’i miratojë edhe tetë ligje të tjera, si dhe të punojë më shumë në riatdhesim dhe integrimin e atyre që kthehen. “Siguria dhe sundimi i ligjit vazhdojnë të mbeten fushat më të ndjeshme. Prandaj, përmirësimi i sundimit të ligjit, adresimi i korrupsionit dhe shpëlarjes së parave të pista, duhet të jenë prioritete që raporti, i cili do të dorëzohet për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, të merr përgjigje pozitive”. Zbogar ka thënë se Bashkimi Evropian është i vetëdijshme se sa i rëndësishëm është procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, porse siç ka thënë ai, institucionet e saj, Të Kosovës, duhet që paraprakisht t’i përmbushin kriteret. (lajmi.net)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu