Vrasja makabër mes familjesh në Gjilan

0
95

Asllan Lipovica, i lindur në vitin 1966 dhe Fitim Lipovica, i lindur më 1979 janë qëlluar për vdekje me armë zjarri, kurse dy persona të tjerë Fidan Lipovica (1993) dhe Adison Lipovica (1996) janë plagosur gjatë një gjuajtje më armë zjarri që ka ndodhur në Gjilan.

Të dyshuarit për vrasje janë në arrati dhe dyshohet se këtë vepër e kanë kryer F.Maliqi (1962) dhe R.Maliqi (1986).

Dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet pronësore që sollën deri te kjo ngjarje e rëndë, kurse policia është në dijeni për të dyshimtit që kryen aktin.

Siq ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonmin e Gjilanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 55 minuta të të enjtes në rrugën “Avdulla Tahiri” në hapësirat e hapura të një kompleksi banesor.

Ai tha se Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është mësuar se dy persona kanë ndërruar jetë, derisa dy persona tjerë me urgjencë janë transportuar në QKUK në Prishtinë të plagosur, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri dhe se të gjithë personat janë nga Gjilani.

Ai tha se Njësitet e hetimeve rajonale dhe të Forenzikës dëshmi materiale në vendngjarje kanë gjetur një armë zjarri/pistoletë, lloji TT, një karikator me tetë fishekë, dy sëpata, tri thika, një palë gërshërë metalike (që përdoren në ndërtimtari), shtatë (7) gëzhoja, që dyshohet se janë të shkrepura nga dy lloj armësh të zjarrit.

Të gjitha dëshmitë e përmendura janë tërhequr (pas procedimit) nga vendi i ngjarjes, për ekzaminim të mëtejmë.

Sipas togerit Hashani, në kuadër të veprimeve të tjera operative, njësi patrulluese janë vënë në kërkim të të dyshuarve F. M. 1962 dhe djalit të tij R. M. 1986, të cilët për momentin ndodhen në arrati.

Operativa rajonale ka njoftuar të gjitha pikat kufitare në lidhje me të dyshuarit të implikuar në këtë ngjarje. Me vendim të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML/Prishtinë për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dyshohet se motivet e këtij incidenti të rëndë të jenë mosmarrëveshjet pronësore që kishin viktimat dhe të dyshuarit. Hashani, tha se në kuadër të veprimeve operative teknikep-taktike njësitet e NJHR-së kanë bërë identifikimin e dëshmitarëve okularë dhe janë marrë shumë deklarata që lidhen me rastin.

Në vazhdim me autorizim të prokurorit të shtetit do të zhvillohen procedura të mëtejme hetimore deri në zbardhjen e plotë të gjendjes faktike të këtij incidenti dhe arrestimit të të dyshuarve të implikuar në këtë vepër penale “vrasje e rëndë”, është thënë në polici.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu