Vrasja në Gjakovë: 5 euro ishin arsyeja e konflikti në çiftin Ndrecaj

0
238

Në katër faqe aktakuzë prokurorja Mene Syla ka sqaruar konfliktet e mëhershme në çiftit Ndrecaj të cilat mbrëmë përfunduan me dy vrasje.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të aktakuzës së prokurorisë së Gjakovës ku sqarohet historia e konfliktit në mes çiftit.

Konflikti në mes qifti kishte eskaluar mbrëmjen e 10 majit 2018 kur Valbona Ndrecaj kishte denoncuar në polici se ishte rrahur nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj.

Prokuroria përshkruan se Ndrecaj atë mbrëmje e kishte kapur për flokësh gruan e tij dhe e kishte goditur me boksa në kokë dhe në syrin e majtë.

Atë mbrëmje pas ankesës së viktimës Nrecaj ishte prangosur për tu mbajtur deri me 11 qershor në paraburgim.

Prokuroria sqaron se konflikti në mes çiftit ishte inicuar nga një konflikt që njëri nga fëmijët e çiftit e kishte me fëmijët e vëllait të Ndrecajt.

Viktima në deklaratë kishte përshkruar se djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat gjë që kishte quar në një konflikt në mes kunatave.

Siç përshkruhet në aktakuzë burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë. Vendimi për t’ja kthyer paratë ishte pritur si ofendim nga viktima e cila ishte fjalosur me burrin e saj fjalosje kjo e cila më pas kishte eskaluar në sulmin fizik.

Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri ndërsa kishte ankesa se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa pajtimin e saj.

Një muaj para se të paraburgosej Nrecaj çifti ishin pajtuar me një ndërmjetësues me premtimin se dhuna nuk do përsëritej.

40 vjeçari dyshohet se mbrëmë qëlloi për vdekje ish gruan dhe vajzën 9-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu