Vritet me thikë në Zvicër nje 7 vjeçar

0
153

Në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, sot rreth orë 12:30 është vrarë me thikë një 7 vjeçar, që siç merr vesh Klan Kosova, është kosovar me prejardhje nga komuna e Lipjanit.

Sipas medieve zvicerane, djali ishte duke shkuar në shtëpi, pas përfundimit të mësimit, kur edhe është prere ne fyt nga nje grua zvicerriane dhe me pas është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij. Më pas fëmija është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve ka bërë të ditur Peter Gill, zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Baselit, njofton Klan Kosova.

Pas veprimeve hetimore që nisën menjëherë, zyra e prokurorit shkruan se një  një grua e moshuar u pa duke u larguar nga skena e krimit. Pak kohë më vonë, një grua 75-vjeçare zvicerane u kthye në zyrën e prokurorit publik në Ëaaghof dhe rrëfeu për krimin. Derisa pas kësaj deklarate u arrestua.

Akoma nuk dihen motivet e vdekjes, ndërsa banorët janë shumë të shqetësuar për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu