Vritet nje Polic serb ne kufi me Kosovën

0
310

policia serbe

( E Plotsuar ) Pjesëtari i xhandarmerisë së Serbisë, Stevan Singjeliq (30) I cili sot në orët e hershme të mëngjesit ishte plagosur afër Kurshumlisë (në kufi me Kosovën) raportohet se ka vdekur.

Sipas medieve serbe ai u qëllua nga prerës ilegalë të pyjeve që vinin nga Kosova.

Njoftohet se xhandari Singjeliq vdiq në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake të Beogradit. Ai ishte plagosur në fshatin Orllovac. Mbi të, sipas medieve serbe, kishin shtënë shumë shqiptar prerës ilegalë të pyllit.

*********************************

Një person nga fshati Dumnicë i Podujevës, dyshohet se është plagosur sot brenda territorit të Serbisë, derisa ishte duke prerë dru.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë informata për këtë rast. Në orët e vona të së mërkurës i kanë thënë “Kohës Ditore” se një person e ka lajmëruar rastin, por ende nuk dihet saktë se çka ka ndodhur.

“Një person ka thënë që ka dalë me vëllanë në mal në zonën e Serbisë për të prerë dru. Ai ka deklaruar se dikush ia ka plagosur vëllanë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Brahim Sadriu.

Megjithëse ka thënë se Policia ka dalë në fshatin Dumnicë, Sadriu nuk ka qenë në gjendje të tregojë se ku gjendet për momentin i plagosuri.

“Ne ende nuk e dimë a është ai në zonën e Kosovës apo të Serbisë. Të vetmin që Policia e Kosovës e ka takuar është vëllai i cili thotë, se ja kanë plagosur vëllanë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se patrulla e tyre në terren policia e stacionit te Kurshumlisë ka hasur në një numër të madh të shqiptarëve duke i prerë pyjet në rajonin e fshatit Orlovac-Matarove, në komunën e Kurshumlisë, raporton B92…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu