Vritet pas shpine shqiptari A. A në Detroit (Video)

0
411

Të shtunën siç edhe të shtunave të kaluara restauranti “Royal Grill” në Harper Woods të Detroitit do të ishte i mbushur me klientë, por tani është i mbyllur, e nisë kronikën Clickondetroit.com, për shqiptarin A. A i cili u vra në rrethana misterioze mbrëmjen e së premtes.

Pronari i këtij restauranti, 31 vjeçari A. A, u vra të premten, natën në parkingun prapa “Kelly Road” ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtës personi kishte shtënë me armë në viktimën.

Sekonda më vonë, i armatosur ishte ikur bashkë me makinën e viktimës.

Policia janë në kërkim të makinës dhe vrasësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu