Vujanoviq: Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi çështje javësh

0
231

Vujanocic

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi është çështje javësh, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Këtë deklaratë ai e dha në Ulqin, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpallën qytetarë nderi të kësaj komune.

Kundër këtij çmimi kanë dal disa deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, por Vujanoviq nuk deshi ta komentojë. Ai tha se kryetari i Ulqinit i ka arsyet e veta pse ka bërë këtë, ndërsa shtoi se çështja e demarkacionit do të përfundojë si fqinjësi e mirë.

“Me Thaçin kam biseduar lidhur me demarkacionin e linjës kufitare. Është çështje javësh kjo punë tani, dhe një marrëveshje të tillë do ta përfundojmë si fqinjësi e mirë”, tha Vujanoviq.

Në ceremoninë e sotme, udhëheqja komunale thanë se me unanimitet kanë vendosur që kryeministrin Rama dhe zëvendëskryeministrin Thaçi t’i shpallin qytetarë nderi të Ulqinit. /KP/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu