VV mohon! Shehi: Lëvizja e Kosovës po zhvendoset në Tiranë

0
306

LVV Tirane

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mohojë implikimin e saj në sulmin me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Zgjim Hyseni, një zyrtar i kësaj partie, tha për gazetën Shekulli se VV merr përgjegjësi dhe deklarohet publikisht për çdo aktivitet të saj.

Megjithatë ai pranon se kanë bashkëpunuar me Klubin Politik kur protestonin kundër ish-rektorit Ibrahim Gashi në Kosovë.

Hyseni pranon se situata e të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë është e rëndë.

Sipas tij, studentët në të dy vendet përballen me kushte të vështira për studimet.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK, Dashamir Shehi mendon se lëvizja e Kosovës po zgjerohet me aktivitet në Tiranë.

“Nuk më pëlqen si veprim sulmi me vezë, por kjo tregon se të rinjtë kanë provuar çdo mënyrë tjetër komunikimi, derisa kanë arritur në një veprim të tillë. Siç duket, Lëvizja e Kosovës po zgjerohet dhe ne viset tjera Shqiptare si në Tiranë e me pas do kete veprime dhe ne Shkup e tutje kunder Poltikave të Qeverive Shqiptare ne rajone të cilat deri me tani kan deshtuar ne zhvillimin e Ekonomis së Vendit dhe krijimin e Poltikave Kombetare dhe mirqenjen e Qyterave te tyre. Qeveria duhet të tregohet e kujdesshme pasi po provokon tensione”, tha Shehi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu