VV: “Pronto” e liroi Nuhi Ukën

0
100

pronto

Lëvizje Vetëvendosje, ka deklaruar se klani i ashtuquajtur si “Pronto”, e ka liruar Nuhi Ukën nga akuzat për veprën penale të korrupsionit.

Kjo lëvizje, përmes një komunikate për media thotë se Lirimi i ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, e dëshmon se cila është gjendja e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Lirimi Nuhi Ukës, mbi të cilin rëndonin akuza për krim të organizuar me disa të pandehur të tjerë, tregon edhe një herë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Shpallja e tij si i pafajshëm, duke u liruar nga njëra akuzë teksa të tjerat i ishin vjetruar, është dëshmia me e mirë që ky sistem është komplet i kriminalizuar dhe udhëhiqet nga kokat e krimit të klanit “Pronto”, në bashkëpunim me misionin ndërkombëtar EULEX, i cili nuk shprehu asnjëherë gatishmëri për të luftuar krimin. E për më keq, EULEX që nuk preku asnjëherë majat e krimit në Kosovë, u korruptua edhe vetë”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës Nuhi Uka, të premten është liruar nga akuza për krim të organizuar.

Uka u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Ai u lirua nga akuza e parë, ndërsa akuzat tjera iu vjetruan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu