VV vazhdon ndihmën për Shqipërinë, sot nga Prizreni nisen ndihmat tjera

0
54

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri kanë shkruar makinat e para të ndihmës pas tërmetit që u shkaktua në Durrës e Tiranë, shkruan GazetaBlic.

VV njofton se kanë qenë 17 makina të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma të cilat kanë shkuar në Durrës, ndërsa shpërndaja e ndihmave është ende duke vazhduar në këto momente.

VV ka treguar se ardhja e ndihmave nga kosovarët është duke vazhduar të vijnë në selinë e VV-së të cilat priten të nisen gjatë ditës së sotme. Nisja do të bëhet rreth orës 15 nga Prizreni.

Postimi i tyre i plotë:

Sot, në orën 02:00 në mëngjes, konvoji prej 17 makinave të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma ka arritur në Durrës. Shpërndarja e ketyre ndihmave po vazhdon edhe në këto momente.

Ky ishte konvoji i parë i këtij lloji, ndërkaq që ndihmat tjera të cilat janë mbledhur gjatë natës dhe po vazhdojnë të sillen nga qytetarë të shumtë gjatë gjithë kohës në të gjitha Qendrat Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të transportohen sot. Nisja do të bëhet në ora 15:00, nga Prizreni, ku do të jetë pika e takimit e konvojeve me ndihma nga Qendrat tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu