Trupi i kryeterroristit Osama bin Laden, i vrarë nga komandot amerikane në Abotabad, Pakistan, më 2 maj të viti të kaluar, nuk është hedhur në det, siç u njoftua nga SHBA-ja, por është transferuar në Institutin e Patologjisë së Forcave të Armatosura amerikane, në Betesda, Merilend.
Kjo është ajo që shkruhet në një e-mail të dërguar nga Fred Burton, zv.president i Stratfor, agjenci private inteligjence në SHBA.
E-maili është pjesë e një sërë e-mailesh të dërguara menjëherë pas vrasjes së Bin Ladenit, të cilat kanë “dalë në dritë” falë publikimeve në Wikileaks.