Xhaferi: Bashkëpunimi me Dibrën do të thellohet ende më shumë

0
288

Musa_Xhaferi

Dibër, 27 dhjetor-Delegacioni ministror i kryesuar nga zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së Musa Xhaferri dhe ministri Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe ai i Pushtetit Lokal Lirim Shabani sot kanë vizituar Komunën e Dibrës.

Gjatë vizitës në Dibër, delegacioni i ministrave ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata ku u bisedua për bashkëpunimin në mes pushtetit qendror dhe atij lokal me qëllim të realizimit më me sukses të gjitha projekteve që janë në interes të qytetarëve të Dibrës.

Kryetari i Komunës së Dibrës Lata i informoi përfaqësuesit e Qeverisë me dinamikën dhe realizimit të projekteve dhe punën që bënë komuna.

Nga ana e tjetër, zv/kryeministri Musa Xhaferi tha se Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me pushtetin lokal, me qëllim që Dibra të mos dallon prej qyteteve tjera. Ai përsëriti se ideja e takimeve të këtilla është detektimi i problemeve eventuale, dhe zgjidhja e shpejtë e tyre, si dhe realizimi me sukses i të gjithë projekteve që parashihen për komunat, në këtë rast për Dibrën, projekte që janë pjesë e programit të BDI-së dhe të Qeverisë.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu