Ymeri: Qeveria me polici po kundërshton vullnetin e popullit

0
118

Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se qytetarët e Kosovës po i kundërshtojnë marrëveshjet me Serbinë sepse e kanë kuptuar që këto marrëveshje janë të dëmshme.

Sipas tij, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e dinë se qytetarët e shtetit janë kundër këtyre marrëveshjeve por nuk duan t’i dëgjojnë.

“Vullneti popullor është kundër tyre dhe kundër marrëveshjeve për të rrënuar shtetin. Këta nuk flasim  me polici jo kundër krimit e korrupsionit por kundër opozitës së bashkuar, kundër qytetarëve që i bashkohet opozitës. E keqpërdorin Policinë e Kosovës policinë tonë për ta kthyer atë kundër Kosovës, për të ia vendosur në shërbim Zajednicës së Serbisë”, është shprehur ai, para protestuesve në Gjilan

Ymeri ka theksuar se po i arrestojnë deputetët e protestuesit që e kanë ngritur zërin kundër marrëveshjeve, sepse duan ta heshtin kundërshtimin por edhe ta frikësojnë qytetarin.

“Opozita e bashkuar nuk hesht dhe nuk frikësohet, poashtu e kemi bërë të qartë se këto dy marrëveshje nuk do të kalojnë asnjëherë. Dhe a e dini pse nuk kalojnë sepse Republika nuk mund ta pranoj Zajednicën e Serbisë e as t’i falen tokat Malit të Zi. Republika do t’i kthehet qytetarëve sepse atyre iu takon por pushteti duhet ta dijë se nuk mund ta burgosin krejt popullin e Kosovës sepse Republika nuk mund të arrestohet. Ashtu si janë ngritur Hashimi dhe Isa kundër kësaj Republikë janë ngritur edhe qytetarët që ta mbrojnë këtë Republikë”, theksoi ai.

Visar Ymeri 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu