Z. Konsull i Nderit, ç’është nderi…?

0
277
Festimi i 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, një ngjarje shumë e rëndësishme në të gjitha trojet shqiptare, ishte uverturë e ngjarjeve të mëdha, të papritura në komunitet, i cili është disperzuar në shumë shoqata, të cilat nuk dihen as si u formuan, meqë shumica e tyre janë ilegale në shtetin e Michiganit, por nuk kanë as përkrahjen e shtetit nga kanë origjinën. Disa herë, në shkrimet e shkruera nwww.albdreams.net, kisha tërhequr vërejtjen se ky organizim anarkik, nuk përmbush kriteret themelore demokratike, ngase nuk dihet selia e tyre, as adresa. Pretendimet për të organizuar sa më mirë një ngjarje të rëndësishme një shekullore në mbamendjen e shqiptarët, ka filluar të tronditet nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë dridhur komunitetin shqiptar, shumica e të cilëve kanë dhënë një kontribut të çmuar në  shembjen e komunizmit në Shqipëri dhe konsolidimin demokratik të shtetit shqiptar, por edhe kanë ndihmuar proceset demokratike në Kosovë, së pari çlirimin ushtarak, pastaj edhe në përpjekjet e vazhdueshme për konsolidimin e saj demokratik, sidomos KSHAK, i cili kishte senzibilizuar çështjen e Kosovës, …. edhe në kongresin amerikan, por edhe Liga Shqiptaro-Amerikane përmes kryetarit të saj Dioguardit. Derisa ky organizim shumë i hapur dhe demokratik në New York, ndërsa ai tjetri në Detroit po fiton karakterin e organizatave të mbyllura dhe religjioze, edhepse në komunitetin shqiptar vegjetojnë shumë intelektualë, të cilët deri më tash janë shquar vetëm me parazitizmin e tyre, duke mos pasur guximin të reformojnë mërgatën shqiptare në Michigan. Aq më keq kur në krye të këtij komuniteti është angazhuar aktivisht konsulli i nderit të shtetit shqiptar në Michigan, emri i të cilët është i lakuar në shumë skandale, të cilat po dalin jasht kontrollit edhe të tij. Ai ka ditur edhe më heret për letrat e dhëna si referencë për dhënie azili, edhepse ato dëmtonin keqas interesat e shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës, ngase përmes interesit individual shkelej interesi i përbashkët shqiptaro-amerikan.
Investigimi i FBI, Shqiptarët histori piramidash në SHBA

Një anëtar bordi i shkollës Wayne Wesland do të kthejë kontributin e fushatës së tij të dështuar për në kongres tek një biznesmen nnga Westland që sipas autoriteteve, ka hyrë ilegalisht në SHBA. Banori i Troy Tom Duhanaj, i cili është pronar i Hamburgerave Bray’s në Westland është nën mbikqyrjen federale pasi restoranti dhe disa biznese të tjera të tij u bastisën nga agjentët e FBI.
Edhe pse zyra e FBI nuk pranon të flasë për këtë investigim, Duhanaj është duke u përballur me akuzat federale për mashtrim të investiguesve lidhur me operacionin e një kredie mes komunitetit lokal të shqiptarëve. Duhanaj, 42 vjeç, u identifikua nga zyrtarët federalë si një ish luftëtar shqiptar për lirinë i cili ka hyrë në vend ilegalisht pasi dështoi në marrjen e azilit dhe tani pritet të deportohet.
Sipas dokumentave të gjyqit federal Duhanaj, 42 vjeç hyri ilegalisht në SHBA në vitin 2002 për ti shpëtuar dhunës në ish Jugosllavi. Ai u arrestua pak kohë më vonë, kërkoi azil politik por e humbi. Ai ka qenë nën ivestigim për muaj të tërë dhe për shkak edhe të krimeve të tij, do të deportohet. Duke e përshkruar veten si një sipërmarrës i vetëpunësuar restorantesh, Duhaja i dha 1000 euro fushatës kongresuale të anëtarit të bordit të shkollës Wayne Wesland, John Goci, i cili ka emigruar nga Shqipëria që kur ishte fëmijë. “E njihja prej pak kohe, nuk e dija që ai ishte këtu në mënyrë ilegale” thotë Goci.
“Zyrtarisht isha informuar për statusin e tij. Do t’i kthej paratë. Ai tha se gruaja e tij i dha paratë, por gjithsesi, do t’ia kthej po njëlloj”. Goci gjithashtu u identifikua në sipas regjistrimeve në gjykatën federale se i kishte marrë hua 30 mijë dollarë Duhanajt, për të rimodeluar restorantin e tij. Ai tha se po paguante një interes prej 15 përqind për këtë kredi, edhe pse FBI i ka dokumentuar se shifrat ishin të paktën 45 përqind. Një prej oponentëve të Gocit në garën për në kongres, senatori i Shtetit Glenn Anderson. D-Westland, i ka bërë thirrje Gocit që të rikthejë të gjitha fondet në mënyrë të menjëhershme.
“Ligji është i qartë” thotë Anderson. “Eshtë ilegale për çdo kandidat që të marrë fonde nga çdo person që nuk ka shtetësinë për zgjedhjet në rajonin e vet. Vetëm qytetarët lejohen të votojë dhe vetëm qytetarët janë të lejuar për të dhënë fonde. Zoti Goci, duhet të ndjekë ligjet sikurse çdokush tjetër dhe duhet të kthejë fondet dhe të na japë edhe prova se e ka bërë këtë. Nëse nuk e bën në mënyrë urgjente, do ti kërkoj autoriteteve federale që ta detyrojnë të veprojë në këtë mënyrë”. Ndërkohë që Goci vuri në dukje se kandidatët nuk kanë asnjë detyrim për të bërë kontrolle të njerëzve që kontribuojnë në fushata, dhe një kërkesë e tillë do të ishte jopraktike.
“Numri i atyre që japin donacione mund të jetë shumë i madh. Kur ka një fushatë si kjo e imja, nuk mund të kesh kaq shumë staf për të bërë gjithë këtë kontroll” tha Goci duke shtuar se e ka parë Duhanaj si një mbledhës fondesh për republikanin e SHBA Gary Peters, që fitoi nominimin e demokratëve për në rizgjedhjet në kongres. Në fakt, website i Huffington Post raporton se Duhanaj i ka dhënë si donacion 9500 dollarë fushatës së Peters që nga viti 2011. Në 2010, Duhanaj është raportuar se ka dhënë si donacion 2400 dollarë për fushatën e Sander Levin të demokratëve. Goci hyri në garën e Distriktit 13 për një vend në kongres dhe e përfundoi i pesti në fushën e kandidatëve që hynë në garë.
Skandali…

Skandali që tronditi opinionin brenda dhe jashtë  Michiganit për shkak të ekzagjerimit të fjalorit fyes dhe urrejtës në një tubim i intelektualëve, u mbështet nga shumica e shoqatave nënshkruese të një deklarate fyese, që tash po prijnë në organizimin e festës së shekullit, ato nuk kanë nxjerrur as një konkluzë të vetëm për të spjeguar opinionit, pse ishin anues, dhe pse sulmuan të tjerët të cilët pretendonin të ndriqohej ngjarja që kishte adresën e Lidhjes së Intelektualëve shqiptaro-amerikanë. Ajo deklaratë e lëshuar nga zyra e konsullit  të nderit, duket se do të praktikohet edhe në të ardhmen, njëjtë si deklarata e lëshuar nga një takim të organizuar nga Konsulli i nderit, qendrat fetare, shoqatat, qendra kulturore dhe mediat e komunitetit shqiptar të Detroitit,  të cilat arritën miratimin e komisioneve që do të angazhohen për kremtimin sa më dinjitoz të 100 vjetori të Pavarësisë në Michigan, cuditërisht apo rastësisht deklaratë, pse jo njoftim…? Deklarata e publikuar ishte vazhdimësi e takimit të parë që u mbajt në Zyren e Konsullit te nderit Ekrem Bardha, ndërsa e dyta u realizua në një nga mjediset e Qendres së Shën Palit në Rochester Hills.
Eshtë e pakuptueshme si një ngjarje kaq madhore po mbahet nën hijen e konsullit të nderit, i cili ka filluar të ngrijë raportet brenda komunitetit, duke lënë nën hije edhe ambasadën shqiptare në Washington DC, aq më keq kur dihet që po i njëjti ka lëkundër dukshëm raportet e shkëlqyera të komunitetit me përfaqësuesit e shtetit amerikan, për të mos mohuar aspak meritat e tij, por si mund të spjegojë tash që nën sqetullat e tij të fuqishme u aranzhuan fushata lobimi, pastaj u organizuan ahengje dhe hapje zyrtare lokalesh biznesi, në të cilat kishin prezentuar përfaqësues të Kongresit, por edhe vet kryetari i shtetit shqiptar, për të shpërthyer më vonë skandali i skemave piramidale.  Si do të rikthehet besueshmëria e partnerëve të shkëlqyer të shtetit dhe ndihma që ata u ofruan shqiptarëve. Si do të spjegohet implikimi i aktivistëve të njohur në komunitet në skandalin e skemave piramidale, a ishte kjo ndihma e pakursyer e tyre për komunitetin. Nuk e di a ka menduar z. Bardha të ofrojë dorëheqje nga pozita e konsullit të nderit, por ai duhet gjithsesi të sqarojë para opinionit pozicionin e tij  për skandalin e skemave priramidale të cilin është duke hetuar FBI.
Shqiptaro-amerikanët kanë çmuar angazhimin e tij në realizimin e shumë detyrave më rëndësi në komunitet, por nuk i jep atij të drejtë që për hir të gafeve të njëpasnjëshme të njolloset komuniteti shqiptar i Michiganit.  Ekrem Bardha ka krijuar reputacionin e biznesmenit të dalluar në komunitet, por edhe ne Shqiperi, emri i Bardhes eshte i lidhur ngushte me kompleksin “Piazza”, derisa ne komunitetin shqiptar te SHBA – se ai njihet me shume si pronar i disa McDonald – s dhe si biznesmen i suksesshem ne Detroit. Koleksioni pronave te tij nuk përfundon me kaq, ai ishte dhe pronar i gazetes “Illyria”, nje periodike ne shqip dhe anglisht, me e madhja dhe thuajse e vetmja qe del rregullisht per shqiptaret e Amerikes. Ndryshe nga emrat e tjere te permendur deri tani, Bardha eshte i njohur ne Shqiperi. Ai eshte nga te paktit perfaqesues te diaspores qe ka investuar atje dhe i vetmi ne permasa te tilla. Ekrem Bardha eshte vendosur ne Amerike ne fund te viteve ’50 – te. I ri, ai arriti te arratiset nga fshati i tij ne Kolonje dhe pas nje qendrimi te shkurter ne Greqi u transferua ne SHBA. Marredheniet e familjes se tij me regjimin komunist nuk kane qene aspak per t’i lakmuar dhe nje vella i tij eshte vrare gjate luftes ne formacionet nacionaliste. Bardha eshte aktualisht nje nga biznesmenet me aktive ne komunitetin shqiptar te Amerikes. Eshtë pra një biografi shembullore që do ta kishte lakmuar gjithsecili, ai është shquar edhe si personalitet religjioz, që udhëheqë teqen e bektashinjëve në detroit, ai u vendose në krye të këshillit bektashian pas disa fërkimeve  të brendëshme, të cilat kanë hapur mundësin e tash e thënave në komunitet, duke lëkundur prestigjin e tij.
Më heret në shkrimet e mia kam sinjalizuar se në bordet që eventualisht do të krijoheshin duhet të propozohen apo të emrohen përgjegjësit që do të udhëheqnin qendrat-komisionet e tilla se ata duhet të jenë njerëz kompetent, të shquar në biznes, por edhe në punë vullnetare,  pra biografia e tyre e punës është çelës kyç. Janë pra të tejkaluara dhe të papranueshme zgjidhjet populliste, pa kritere, grupim i qytetarëve legal/jo legal që shfrytëzohen si mekanizëm votues, duke krijuar liderë me hapësirë të kufizuar veprimi, pra çdo zgjedhje e kandidatëve duhet të përcillet me ID dhe duhet t’i nënshtrohet procedurës së verifikimit përmes “Social Security Number”, flas për Amerikë, por edhe për shtetet tjera në Evropë e gjetiu, praktikë normale që zbatohet në çdo institucion qeveritar dhe joqeveritar, ngase mundësia teorike e keqpërdorimit institucional është reale dhe vendin udhëheqës mund ta zë ndonjë diler droge, apo ndonjë person me biografi të dyshimtë dhe kriminale.
Bray’s Hamburgers owner accused of running loan shark operation,
Pronari i Bray’s Hamburgers akuzohet per drejtimin e operacionit të fajdeve
By Taryn Asher
http://www.myfoxdc.com
Ju mund ta quani Tom Duhanaj një mik të politikanëve. Të dhënat “records”tregojnë se ai kishte dhuruar para për fushatat e Gary Peters dhe Carl Levin. Ai është paraqitur në publik edhe me personalitete tjera politike, të mëdha, sikurse Sander Levin dhe ish-presidenti Bill Klinton.
Njeriu i njëjtë tani është nën arrest, i akuzuar se ka gënjyer hetuesit federalë dhe është akuzuar për drejtimin e një operacioni “fajdeja” të kredisë me interes për shqiptarët, duke përfshirë edhe kandidatin për rrethin e 13-të të Kongresit, John Goci i Westlandit.
“Unë jam lloj i tronditur në lidhje me akuzat”, ka thënë Goci. “Jo personin që unë e njoh”. Unë e kam parë atë rreth qytetit. Ai ka qenë me të vërtetë i mirë. Ai më ka ndihmuar mua sa herë që kam pasur nevojë. Unë jam një pronar i biznesit të vogël, dhe nganjëherë ju keni ide dhe për këtë duhen para për të bërë gjërat të realizueshme.
” Goci, i cili është marrë në pyetje nga hetuesit federalë, thotë se ka marrë një kredi prej 30.000 $ dhe paraqet çekun si provë, por ai pretendon se paratë i kanë ardhur nga biznesmeni i Oakland County, Dzierzaëski Randy. Duhanaj ishte ndërmjetësues.
Si diti Goci që ai është  ndërmjetësues dhe si iu paraqit atij?
“Kam dëgjuar në komunitet, që ai e njifte njërin që jipte para hua, që kishte qasje në të holla, kështu që kjo është krejt që unë kam bërë.”
Burimet thonë se Duhanaj kërkonte interes të lartë për kreditë e tij, deri në 45 për qind, dhe huamarrësin e kërcënonte me dhunë në qoftë se nuk paguante.
Goçi thotë se ai ishte gjobitur vetëm 15 për qind dhe asnëherë nuk kishte ndier se është në rrezik kur pranoi huanë si ndihmë për të menaxhuar restoranin e tij në ëayne, me probleme financiare. “15 për qindëshi ishte pak më i lartë se ai në bankë, por e dini çfarë, është pak më thjeshtë për t’a marrë. “Të enjten, agjentët federalë bastisën restoranet e  Duhanajt, “Bray’s Hamburgers” në Westland dhe në “Capital Coney Island” në FERNDALE, si dhe shtëpinë e tij në Trojë, thonë burimet në hetim të të dhënave financiare. Sipas dokumenteve të gjykatës federale, 42-vjeçari Duhanaj kishte hyrë ilegalisht në këtë vend në vitin 2002 për t’i shpëtuar dhunës në ish-Jugosllavi. Ai u arrestua për një kohë të shkurtër, më vonë, dhe luftoi për azil politik, por humbi. Ai ishte me muaj nën hetime dhe për shkak të krimeve të tij të dyshimta do të deportohet. Goçi deklaron se ai nuk kishte ditur kurrë për të kaluarën e Duhanajt dhe shpreson se kjo nuk do të ndikojë në të ardhmen e tij politike.”Shpresoj se jo. Unë shpresoj se njerëzit do të shohin se unë nuk kam bërë asgjë të keqe. Unë jam vetëm një biznesmen i vogël që përpiqet për t’a mbajtur derën time hapur.”Kjo rezulton në kthimin e donacionit të Duhanajt edhepse është dhënë për fushatën Goci, ai tha se planifikon të kthejë $ 1,000.
Edhe pse ai nuk është konsideruar favorit, Goçi tha se ka drejtuar një fushatë të fortë, dhe nëse zgjidhet planifikon t’i kthej njerëzit në punë dhe për të krijuar barazi në arsim.
Nga Agim Vuniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu