Zaev,Bomba 5: Paralajmëron përgjime edhe tek blloku i shqiptarëve

0
300

Zaev

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev “hodhi” bombën e pestë e cila në shënjestër kishte hakmarrjen e kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj Fijat Canoskit.

Zaev ka publikuar një bisedë të gjatë mes Gruevskit dhe ministrit të transportit, Mile Janakievski të cilin e urdhëron me nisjen e aksionit për rrënimin e ndërtesës ‘Cosmos’.

Më poshtë po ju sjellim pjesët kryesore në transkript nga konferenca e fundit për media e liderit opozitar, Zoran Zaev.

Zoran Zaev : Të nderuar qytetar, të nderuar gazetar. Para syve të publikut janë të pakontestueshme faktet, që i publikojmë në projektin “E vërteta për Maqedoninë”.

Kushërinjtë Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, në mënyrë të paautorizuar masovikisht kanë përgjuar duke i abuzuar autorizimet e veta, duke i përdorur të gjitha mekanizmat shtetërore dhe pajisje për qëllime të veta.

Për vendosjen e plotë mbi gjithçka në shtet kjo është mënyra e vetme përmes së cilës këta njerëz qëndrojnë në pushtet. Është e qartë pse Nikolla Gruevski i vetmuar doli në konferencë për shtyp dhe tha gënjeshtra joreale dhe teza kontradiktore. Bëhet fjalë për shpëtimin e tij personal prandaj vazhdon ta gënjejë opinionin. Fraza boshe për një farë lloj pajisje taktike, sisteme të klonuara dhe shërbime të huaja, vetëm që të tregojë se është rrezikuar. Njeriu paska qenë i rrezikuar.

Në konferencën për shtyp pardje Nikolla Gruevski, përveç që vuri veten në zëdhënës policie që manipulon, ai në dëshpërim luste, që opinioni ti mbyllë edhe sytë edhe veshët, për këto tmerre nga mënyra e tij e qeverisjes që i shohin dhe dëgjojnë këtyre ditëve të gjithë, ti besojnë fjalës se ai nuk është njeri i padrejtë, se bashkëpunëtorët e tij nuk janë të padrejtë. Sot të nderuar qytetar do të publikojmë dëshmi të reja, që tërësisht e tregojnë fytyrën e vërtetë të Nikolla Gruevskit.

Do ta dëgjoni vrazhdësinë dhe instinktin hakmarrës të këtij njeriu i cili bashkë me bashkëpunëtorët e tij është i gatshëm t’i ndaloj të gjithë që nuk mendojnë sikur ai.

Qytetarë të nderuar, menjëherë pas zgjedhjeve në vitin 2011-të dhe mbyllja e televizionit “A1” me urdhër të drejtpërdrejtë të Nikolla Gruevskit shkatërrohet investimi milionësh i Fijat Canovskit, objekti “Kosmos”. Qëllimi është hakmarrja politike ndaj Fijat Canovskit. Nikolla Gruevski personalisht inicion dhe kontrollon tërë aksionin e prishjes së objektit. Gruevski personalisht për këtë qëllim porosit ndryshimin e planeve urbanistike, sugjeron përdorimin e instalimeve të tyre në gjyqësorë, merret vesh për sensacione dhe manipulime mediatike që të arsyetohet para komunitetit ndërkombëtarë.

Dëgjoni dhe binduni, bisedat janë mes ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski i cili i pranon urdhrat nga porositësi Nikolla Gruevski. Nga biseda e parë do të dëgjoni se si Nikolla Gruevski dikton kur të dorëzohet vendimi për prishjen e objektit “Kosmos” deri tek investitori Fijat Canovski. Sipas instruksioneve të Gruevskit, kjo duhet të jetë pas orës 3-4 pasdite. Ja regjistrimin e parë:

Alo.

Alo?

Po.

Mile?

Urdhëro?

Nesër vazhdo me atë që ishte e planifikuar për të premten.

Nesër?

Po.

Për atë që ju dërgova porosi, apo?

Po be po. A ka arsye të anulojmë? Jo.

Jo, jo, jo. Kjo është kjo.

Për personin FC.

Mirë.

Për atë bisedojmë ashtu, për FC?

Po, po, po. Dakord.

Ke thirrje prej tij?

Jo, jo, jo. Mendoj se nuk e di. Apo është i relaksuar. Nuk di.

A do të kesh kontroll ti kur ai do ta merr?

Nesër pritet ta merr. Do t’i lëshojmë të posaçme, me rekomandim, do të organizoj përmes postës, që t’ia jep menjëherë në dorë.

Diku rreth orës 3-4, le t’ia japin.

Dakord.

Rreth orës 3, që mos të jetë shumë herët në mëngjes, le t’ia japin rreth orës 3.

Dakord.

Hajde.

Në bisedën e radhës, Janakievski merr udhëzime nga Gruevski se si të zhduket objekti “Kosmos”. Nikolla porosit te Janakievski ndryshim të Planit detajor urbanistik dhe ri adaptim të hapësirës në park me shatërvan. Ja regjistrimin e radhës.

2.

Mile më ra ndër mend një variant tjetër. Ne ta ndryshojmë atje PDU-në?

Ama biseduam për këtë më herët, dakord.

Epo çfarë presim, nëse është dakord.

Jo, mirëpo më pyetët ju për këtë para 4-5 muajve, unë ju tregova dhe ju thatë dakord. Dhe pas kësaj nuk komunikuam.

E pse?

S’di.

Të bëjmë një park të bukur, me shatërvan e me gjëra tjera. Duhet t’ia shpronësojmë vendin.

Nuk është patjetër të bëjmë sepse nuk mund të ndërtoj. Mjafton, sipas meje, mjafton t’i ulen gabaritet.

Dhe?

Nuk do të ketë pagesë. Do të vendosim (P) plus pesë dhe…

Si ashtu pesë, P plus dy.

Mirë tani, P plus, ndonjë madhësi, Pe plus N le të jetë dhe nuk do të thotë në opinion se ja nuk i japim të ndërtojë ndërsa nuk do të ndërtojë…

Ta bëjmë gjysmën park e gjysmën ta bëjmë P plus dy?

Kështu. Tani do të shkoj në Bosnjë, kthehem nesër mbrëma, do të ulem, do t’u tregoj çfarë mund të bëhet, minimumi që mund të bëhet.

Bisedo me Tonin, unë i thash Tonit, tha tregoni ministri Mile, nëse ai qëndron pas meje do ta vazhdoj këtë.

Nuk ka problem bre, dakord.

Por, duhet shpejt. Sepse ai do të marrë hov në gjykatë, do të marrë hov gjithkund dhe do të vijë në situatë që Inspektorati administrativ do t’i qëndroj shumë këtij në qafë. Disi duhet të shpejtohet kjo, në shtator, në tetor ta votojmë, në Këshill.

Dakord, dakord, dakord. Nesër mbrëmje do të ulem dhe do të…

Më mirë është tani të dëgjohesh me të, t’ia japësh detyrat e para se çfarë të bëjë, ndërsa nesër mbrëmje të shiheni.

Dakord, gati.

Hajde.

___________________________________________________________________

Zoran Zaev në konferencën e fundit ka publikuar disa biseda të cilat zbardhin mjaftë qështje biznesi që lidhen direkt me vendimet e Qeverisë.
Ndërsa më poshtë lexoni edhe pytjet e gazetarëve drejtuar liderit opozitar, Zoran Zaev.

Nëse ka parregullsi, pse pritni që t’i publikoni?

Kështu. Përmendëm disa arsye pse shkojmë hap pas hapi dhe sërish do t’i përsëris. Hapësira e ngushtë mediatike e cila të paktën në mënyrë korrekte dhe të drejtë, një pjesë e mediumeve nuk na ndjekin, madje as TVM e cila ka obligim ligjor të transmetoj qëndrimet tona dhe qytetarët le t’i interpretojnë, kjo është një prej arsyeve që shkojmë hap pas hapi. Arsyeja e dytë pse e bëjmë këtë është që populli ta kuptoj tërë krimin që i ka ndodhur gjithë këto vite. Dëgjuat para dy ditëve se kryeministri tha se e tërë kjo është shkaku se jam i rrezikuar. Kur do të dëgjoni se deri ku ka shkuar ky person me çështjen e emrit, se çfarë ka pranuar do të shihni sa janë të rrezikuar edhe shteti edhe populli. I pashë këtë fundjavë të gjithë këto incizime të palejuara sepse bëhet fjalë për masa të veçante hetimore dhe dëshmi në procedurë për Lube Boshkovskin. Kur edhe fëmijët e vegjël e dinë se Lube Boshkovski as nuk kishte e as nuk mundte të jetë në pozitë që të shet emrin dhe ngjashëm me këtë. Vrulli vlonte tek unë dhe tek ne që të dalim me këtë, por hap pas hapi me kujdes le të pret opinioni ndërsa zgjedhjet janë kulmi, si i kanë organizuar zgjedhjet në vitin 2013-të, 2014-të dhe 2011-të tregon se diç e tillë nuk ka askund në botë, se gjërat e këtilla që mund t’i notoni që i shkojnë në mend çdo njeriut ndërsa janë gjëra të palejuara dhe joligjore në procesin zgjedhorë janë bërë në Maqedoninë tonë. Zgjedhjet dhe parregullsitë zgjedhore janë kulmi sepse prej këtu Gruevski merr rrejshëm të drejtën përmes vullnetit të qytetarëve të imponoj tërë këtë që tani e tregojnë në opinion. Bëhuni të durueshëm, na ndiqni hap pas hapi, asgjë nuk do të ndaloj që të paraqiten dëshmitë dhe do të dalin deri në fund. Ju faleminderit.

A mendoni se në aktgjykimin që u publikua dje në mediet për të punësuarin në MPB, i dënuar në rastin “Puç”, e që ka filluar të punojë nga viti 2010. Më intereson rasti nga ato materiale që ke, a ka diçka nga kjo?

Kështu. Shumë argumente dhe dëshmi në procesin që do ta hapim, do të vërtetojnë padyshim, e deri te qytetari jonë i painformuar, në fshatin më malor, kush e ka bërë atë dhe me çfarë qëllimi e ka bërë. Ka regjistrime edhe të vitit 2009, 2008, 2007. Dhe parashtrohet pyetja, si dikush i punësuar në polici ka shtypur telefonin e dikujt dhe ka filluar ta dëgjojë, në vitin 2009. Por si e ka shtypur numrin dhe ka filluar ta përgjojë dy tre vite më pas, kjo është pyetja? Prandaj vetëm do të them e shihni si betohet, se garanton gjykim korrekt, transparent, ligjor. Për 24 orë miratoi aktvendim, të plotfuqishëm. Aktvendim të plotfuqishëm. Çfarë tregon ky aktvendim, nëse e keni lexuar, shërbime të huaja, dëshmi për shërbimet e huaja? Nuk ka. Dhe çfarë tregon tjetër? Tregon se çdo i punësuar në MPB, të lidhet në sistem, të shtyp numër telefoni cilin të dojë dhe të përgjojë. Si e ka lejuar këtë MPB-ja? Dhe në fund ju lutem ju drejtoj tek aktvendimi, shihni dëshmitë që paraqiten si bashkëngjitje, përskaj deklaratës dëshmi në procedurë janë, shpenzime burgu, dëshmi në procedurë janë vendimi për paraburgim dhe dëshmi në procedurë janë vendimi për përcaktimi i vendit të punës të policit që ka dhënë këtë. Dëshmi tjetër nuk ka. Katastrofë. Urdhëroni.

Ku është roli i operatorëve mobil, si janë përgjuar qytetarët, të gjithë janë abonentë…

Një çështje…

Si kanë qasje tek të gjitha këto celularë…?!

Unë dhe ekipi im juridik, pamë se operatorët nuk kanë faj dhe nuk dua të bëj gjynah të them diç më tepër.

Vetë ligji, kur e kanë miratuar, ata thjeshtë janë të detyruar të japin kyçje. Kur të vjen urdhëresa gjyqësore dhe vendimi për kyçje, kyçja është realizuar dhe kjo absolutisht mund të jetë shpërndarë te secili. Ata nuk kanë të drejtë të reagojnë për shkak se, me siguri, edhe ekspertët profesionalë që ma kanë thënë këtë edhe juristët nuk mund të dinë, nëse për shkak të urdhëresës gjyqësore për përgjimin e personit të dyshuar X, ajo mund të përdoret për të gjithë. Ata absolutisht nuk kanë pasur të drejtë as të reagojnë, e as që kanë pasur mundësi se si ta bëjnë atë. Madje edhe nëse e kanë parë se shfrytëzuesit e tyre janë dëmtuar, se atyre u është shkaktuar dëm dhe ngjashëm. Për këtë arsye, së paku, flas aq sa më tregojnë juristët, unë jam ekonomist.

Por, kanë heshtur dhe me vite të tëra nuk kanë qenë … që ligji nuk është në favor të shfrytëzuesve të tyre?

Në një shtet normal, gjithsesi, sistem normal legjislativ mund ta hapë edhe këtë çështje. Por, ne kemi për qëllim krimin e pushtetit, paligjshmërinë dhe veprat kriminale t’i publikojmë para gjithë opinionit.

Urdhëroni, a ka pyetje tjera? Urdhëroni!

Në regjistrimet që u paraqitën në internet, ju i pranoni Gruevskit se atë janë shërbime të huaja. Gruevski nga kjo krijoi hetim të tërë se edhe vetë Zaevi më pranoi se janë shërbime të huaja. Pse e bëtë këtë dhe a keni argument për këtë?

Në të katër takimet në kryesinë më të lartë mbahej takim këtu në partinë dhe gjithmonë ishte: “shkojmë dhe e dimë se na xhirojnë”, ashtu? Gjithmonë. Meqë ne e dimë se çka kemi në duar dhe deri ku shkon ky njeri. Po të ishit në vendin tim, a do t’ia tregonit njerëzit, që kanë marrë guximin, kundrejt një regjimi të këtillë, një krimi të këtillë, të njerëzve të këtillë johumanë… vetë regjistrimet, nuk do të lejoj që t’i komentoj, ndërsa ai lejoi që t’i publikojë, masa MPH, Masa Të Posaçme Hetuese, dëshmi në procedurat. Thotë se do të bëka hetim se prej ku kanë dalë? Nga Kabineti i tij. Nga ai i kryeministrit, nga kabineti i parë në shtet. Në regjistrimet i them se janë nga një vend evropian, por jo nga rajoni. Duke e ditur se do bëjë konstruksione, Greqia. Ashtu? Por kur t’i publikojë, kur veç më i publikon opinion, le t’i publikojë nga fillimi në fund, komplet. Që të shohim pse i publikon pjesërisht, dhe të shohim çfarë është biseduar atje deri në fund. Ndoshta kam borxh përgjigje, pse isha në bisedime te ai. Duhet të dinë qytetarët. E kam fjalën për të vërtetën. E dini se për çdo ditë në LSDM ka përfaqësues ndërkombëtarë. Për çdo ditë. Ata bënë përpjekje miqësore, filloni dialogun, të fillojnë bisedime. Dhe është normale që kryetari i opozitës të ulet me kryeministrin. Të ulen dhe të zgjidhin ndonjë problem të shtetit. Është normale kjo. Takimin e dytë dhe të tretë i inicoi ai dhe thjeshtë ai luste për takim, duke e ditur se nuk është i gatshëm të bisedojë. Pranova të shkoj që ta kursej popullin tonë nga kjo që tani duhet patjetër ta kalojë. Gjithsesi, jo për ta fshehur të vërtetën. Përmes procesit normal gjyqësor, përmes transparencës së garantuar që opinioni sërish të dijë, por në mënyrë krejt tjetër. Kemi bërë gjithçka që është dashur të bëjmë si opozitë e përgjegjshme. Ashtu si tregojmë sot në bashkësinë ndërkombëtare mike se në këtë shoqëri tonën ka kapacitete, të mos e nënvlerësojnë. Ja çka bën opozita. Ja çka bëjnë studentët. Ka çka bëjnë organizatat qytetare. Maqedonia ka kapacitet të jetë shtet. Ka dhe ja, tregojmë se dimë të reagojmë në kohë të duhur kur jemi të thirrur ta shpëtojmë shtetin. Kemi bërë gjithë atë që është dashur, që ta shpëtojmë shtetin.

Urdhëroni.

A janë përgjuar edhe interneti dhe telefonat fiks?

Urdhëro?

A përgjohen telefonat fiks dhe interneti?

Për fat të keq kam dëshmi edhe për telefona fiks edhe për komunikime përmes mejlit.

A keni edhe avokatë, pasi ata deri tani nuk janë përmendur? Biseda të regjistruara të avokatëve?

Ka edhe të avokatëve, të prokurorëve, gjykatës. Gjithsesi se ajo që është publikuar për jurisprudencën është publikuar si pjesë e përgatitjes së popullit tonë që atë që do vijojë ta presë në këmbë.

Urdhëroni.

Z. Zaev, thatë se keni dëshmi edhe për votime të manipuluara nga blloku maqedonas. A keni dëshmi se e njëjta ka ndodhur edhe te blloku shqiptar?

Ja kështu. Dini se hyj me kujdes duke mos paralajmëruar asgjë për hapat e ardhshëm. Gjithçka që kemi si dëshmi, do të publikohet. Gjatë kësaj, askush nuk do të kursehet. Pra, as nga blloku maqedonas, as nga ai shqiptar. As nga pushteti, as nga opozita. Askush.. Gjithçka do të publikohet.

Thoni se askush nuk do të kursehet. A kishte tentime në këtë periudhë nga dikush prej liderëve politik?

Jo. Unë së pari, duhet të them se nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë me mua, me siguri sepse njerëzit frikësohen se telefonojnë. Tani edhe zyrtarisht ka masa të veçanta hetuese, ashtu i paralajmëroi Gruevski. Sa jam i informuar, kjo është nga tetori i vitit 2014. Nuk ka komunikim të këtillë, as nuk ka ndonjë mesazhe ku dikush kërkon të taktizohet me të, te kemi kujdes me të. Nuk mund të kërkoni prej Zaevit i cili tashmë për të qindtën herë e premton gjithë të vërtetën, që dikush të mbrohet. E gjithë të vërtetën. Nëse kanë bërë edhe vepër të mirë, gjegjësisht ka edhe një tjetër të vërtet e cila nuk është ajo që e pret opinioni, por është subjekt i rëndësishëm dhe e kanë pritur, opinioni do të marrë vesh. Nëse ka temë të rëndësishme për opinionin për të cilën spekulohet në bazë të dyshimit se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe në të vërtet nuk ka qëllim të keq, punë të keqe ose të ngjashme, shkelje të ligjit, edhe këtë do ta publikojmë para opinionit.

Ambasadori italian për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar ishin përgjuar edhe ambasador. Për sa ambasadorë bëhet fjalë dhe a do të ketë diçka edhe në këtë drejtim?

E dini, kështu. I jemi përkushtuar pushtetit, por edhe në fjalimin e parë ndaj qytetarëve përmenda se deri tani nga ajo që del se si i përgatisim, të paktën ka gjashtë ambasadorë. Dhe ata janë. Nuk e di pse pikërisht ata, por ambasadat më të rëndësishme, të shteteve më të rëndësishme. Të gjitha ambasada janë të rëndësishme, por vendet më me ndikim, t’i quaj ashtu. Detajet nuk i them sepse kemi për qëllim atë t’ua lajmërojmë atyre. Ata ta dinë këtë. Pra, edhe një herë, thashë se të gjithë që ishin shënjestër, tërë kohën, nuk do të lejojmë që opinioni gjatë gjithë kohës, nuk do të lejojmë që opinionin publik të shfryhet me ta. Këtë e bëmë edhe me gazetarët nuk i publikuam. Por secili që ka shkelur ligjin, vepër penale ose kanë ndërmarr hapa jo etike, e shikoni se po e publikojmë pa dallim se për kë bëhet fjalë.

Urdhëroni!

A keni nga mbyllja e televizionit “A1”?

Po kemi njëri nga hapat që do të vijojnë është mbyllja e televizionit “A1”.

Pyetje tjetër?

Gjykatësit presin që të shpallni listë të 20 ose 30 personave të bindurish?

Edhe njëherë dua të konfirmojë, nga ajo që kam si informatë, të rrallë janë shembujt e gjykatësve ekzekutues, plotësisht të nënshtruar dhe poltron të pushtetit, të rrallë janë shembujt. Ka një kategori të dytë të gjykatësve dhe prokurorëve të cilët nuk e kanë të lehtë sepse drejtpërdrejtë iu ushtrohen presione dhe kërcënime. Nuk e kanë të lehtë, nuk e justifikojë atë që nuk e kanë të lehtë, kanë mundur të japin dorëheqje, por drejtpërdrejtë iu ushtrohen presione dhe kërcënime. Por, pjesa më e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve janë njerëz të ndershëm, edhe këtë duhet ta dini. Pse sinqerisht flas deri në fund, pres kur në Maqedoni të kthehet liria, Zaevi ta kthej e ata të jenë fejsbuk. Të bëjnë hap edhe fëmijët e vegjël e dinë se cila është e vërteta. Të bëjnë hap për atdheun e tyre, për atdheun tonë, dhe pres ta bëjnë atë hap dhe publikisht do ta përshëndes sepse me atë hap ta dinë se do ta shkruajnë historinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu