Zaret hidhen në 20 Mars

0
409

Dritan Hila

Por tashmë objektivat e tij duket se kanë ndryshuar. Ajo që i intereson është ruajtja e familjes së tij biologjike dhe mundësisht promovimi politik i tyre. Përtej këtij caku, gjithçka për të është spektakël.
Figura e dytë më jetëgjate e politikës shqiptare, Edi Rama po pret ditë më të mira. Me fasada të rëna, rrënuesi i të cilave ishte ai vetë, tashmë ka hyrë në hullinë që politika shqiptare ka krijuar në këtë çerek shekulli. Artistit të dikurshëm, nuk i ka mbetur asgjë nga smalti i fillimtranzicionit. Korrupsioni, ky gërryes i pamëshirshëm i çdo politikani shqiptar, më së fundi preku edhe atë, duke nxjerre poshtë shkëlqimit të njëjtin model që shqiptarët kanë njohur. Politikani më jetëgjatë në pushtet i cili që prej vitit të largët 1997, përjashto periudhën 20011-20013, ka qenë gjithomonë në timonin e komandës herë të Tiranës e herë të Shqipërisë, po pret që ndërkombëtarët të gjuajnë topin e quajtur “reformë në drejtësi” dhe të shënojnë golin për të. Mjeshtër i intrigës, e di se në Ballkan, shejtani fle në detaje, ku më shumë sesa korpusi ligjor i kësaj reforme, do t’i shërbejë përzgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që të mund të kape edhe këtë fushë. Dhe kjo reformë që aq shumë e presin shqiptarët dhe ndërkombëtarët të bëjë çudinë, në fakt do të jetë arma që të eleminojë kundërshtarët që nuk i vrau dot në fushëbetejat politike. Shpreson që më vonë, pushtreti i frikshëm ekonomik që po i japin koncensionet, zotërimi i drejtësisë, feta elektorale që i siguron PS-ja, do të jenë faktorët që do ta bëjnë shqiptarin e dytë pas Enver Hoxhës që synon kufirin e pesëdhjetvjeçarit të pranisë në politikën qëndrore të Tiranës.
Ilir Meta me deklaratën e tij të armëpushimit ku koalicionin e cilësonte “duet dhe jo duel”, bëri një frymëmarrje të parë pas bashkëjetesës dyvjeçare me Edi Ramën. E karakterizuar kjo bashkëjetesë nga stërkëmbësat dhe goditjet pas shpine, Meta ia doli edhe njëherë t’i mbijetojë përqafimeve prej bolle të Edi Ramës. Aferat e CEZ-it, DIA-as, ishin pjata e dytë dhe e tretë pas antipastës së Dritan Priftit. Çdo mbijetese nga këto goditje të Ramës, Meta ia ka shpërblyer me thyerje kockash. Të gjitha të bëra nën buzëqeshjet e shfaqjeve publike.
Tashmë nuk ka dyshime se deri sa Berisha nuk është më rrezik eminent, Basha i pafaktorizuar brenda PD-së, Rama në zotërim të një PS-je ende në dukje monolite, dhe Ilir Meta ende parti e tretë, askush nuk është i interesuar për një prishje të statuskuosë.
I ri është fenomeni Blushi por edhe vlimi i pakënaqësisë në rradhët e socialistëve të cilët shohin se janë me gisht në gojë nga fitorja e 2013-ës. Nëse Blushi rri brenda PS-së, ky është një problem për Ramën, por jo për politikën e Tiranës. Nëse Blushi fiton kundër Ramës (i cili po ia mbyll të gjitha shtigjet), ose e çan PS-në; nëse një faktor i ri brenda së majtës del në skenë dhe mpiks gjithë pakënaqësinë ndaj Ramës dhe enturazhit të tij, atëhere e gjithë pamja ndryshon. I vetmi rrezik real për ligatinën ku ndodhet jeta politike, është një forcë e re e së majtës, një emër i ri në listën elektorale e cila rrezikon ndryshimin e raporteve. Atëhere Rama do të jetë i interesuar për zgjedhje të parakohëshme në mënyrë që mos t’i lerë kohë kundërshtarëve të organizohen, Meta të shtyjë zgjedhjet pasi i intereson një dobësim i Ramës dhe mundësia e një aleance të re më fraksionin e ri i cili gjithsesi e defaktorizon Ramën si një ndër dy zgjedhjet e Ilir Metës; dhe po ashtu PD-së i intereson një forcë e re në kampin e kuq, pasi vetëm me çarjen e tyre, ka mundësi për të ardhur në pushtet. Por për të gjitha këto, duhet të pritet edhe një muaj e gjysëm. Kongresi i socialistëve në 19 mars, do të jetë beteja e Ramës për të ruajtur situatën aktuale në parti, çka do të thotë edhe në qeveri dhe parlament. Por është edhe vija e ndarjes nëse kjo situatë do të vazhdojë e tillë edhe për shumë kohë apo do ketë zhvillime.

Nga: Dritan Hila

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu