Zbulohen skemat mashtruese me aviobileta

0
125
Metehan Marufoglu

B. Rr*. kishte mashtruar mijëra pasagjerë me disa agjenci, siç janë Alba Air, Alba reisen, Kosova Airways, Express Airways; R. I., është pronar i agjencisë SKY TRAVEL REISEBURO SHPK me numër biznesi 71267660 ndërsa A. B. pronar i Kosova Airways dhe Ria Travel, që të dyja këto agjenci të njohura për pasagjerët si agjenci mashtruese.

Në pikun e verës, kur temperaturat arrijnë mbi 30 gradë, mërgimtarët tanë mendojnë që pushimet e tyre t`i kalojnë pranë familjeve të tyre në Kosovë, aty ku gjejnë ngrohtësinë e cila ju mungon për një vit të tërë.

E dikush tjetër, këtë mall të mërgimtarëve po e pret me padurim që ta shfrytëzojë në maksimum duke menduar se si t`i mashtrojë, ata duke i plaçkitur ata dhe duke i lënë ata në mes të rrugës.

Një biletë në kushte normale nga aeroporti i Bazelit, nga agjensionet që operojnë në Prishtinë në mesin e sezonit do të kushtonte rreth 600 CHF. Dhe këto agjensione mashtruese i joshin pasagjerët me çmime, duke filluar nga 350 CHF.

Të njëjten gjë e bëri edhe agjencisë “Germany Airlines”, pronar i të cilës ishte Metehan Marufoglu, me origjinë turke.

Gjithsesi që Metehan M. Nuk kishte mundur të funksiononte i vetëm në tregun kosovar. Në ndihmë i erdhi mashtruesi B. Rr*. i cili kishte mashtruar mijëra pasagjerë me disa agjenci të ndryshme siç janë Alba Air, Alba reisen, Kosova Airways, Express Airways, R. I., i cili është pronar i agjencisë SKY TRAVEL REISEBURO SHPK me numër biznesi 71267660 dhe gjithashtu edhe A. B. pronar i Kosova Airways dhe Ria Travel, që të dyja këto agjenci të njohura për pasagjerët si agjenci mashtruese.

Germany Airlines ishte një agjenci udhëtimesh, e regjistruar në shtetin gjerman. Ajo kishte marrë përsipër organizimin fluturimeve Charter nga Zvicra dhe Gjermania drejt Prishtinës.

Si kompani të kontraktuar ajrore kishte kopaninë Electra Airways me bazë ne shtetin bullgar. Ata kishin organizuar shumë mirë skemën e tyre mashtruese.

Por, Metehan M., B. Rr., R. I., N. P. pronar i Aviobileta e cila ishte përgjegjëse për grumbullimin e të hollave dhe A. B. kishin harruar një detaj të vogël i cili do të zbulonte gjithë skemën e mashtrimit.

Redaksia posedon dëshmi të mjaftueshme për skemën e mashtrimit me mesazhe dhe posedon mesazhet dhe VIBER ID nga e cila janë dërguar mesazhe për Germania Airways, Prishtina Air agjencione këto të cilat po mashtrojnë pasagjerët.

Skema e mashtrimit vazhdon me një tjetër emër

Pas demaskimit të Germay Airlines, mashtruesit e njëjtë kanë ndryshuar emrin dhe tani ajo quhet GERMANI AIRWAYS.

Germani Airways figuron e regjistruar në shtetin gjerman në emër të Sefa Tuncer. Sefa Tuncer ishte pronar i Express Airways GmbH e regjistruar në Gjermani ku në vitin 2015 së bashku me B. Rr. dhe S. Y.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu